Policia po përdor dhunë shtazarake ndaj qytetarëve protestues, të cilët tërhiqen zvarrë deri në furgonat e policisë. Video e mëposhtme tregon një moment kur disa policë kapin nga duart e këmbët një protestues.
Pas çdo proteste qytetare policia në mënyrë të dhunshme shoqëron qytetarë në komisariate, veprime këto që po shtojnë revoltën.
“Dhunë shtazore nga narkobanditë me uniformë kundër protestuesve paqësor! Krim i shëmtuar! Rroftë protesta!”, shkruan Berisha në një postim në rrjet.