Pavarësisht se në të gjithë qytetet e Shqipërisë po zhvillohen protesta masive qytetare për uljet e çmimeve, kjo nuk e ka ndalur Edi Ramën që të ushëtojë drejt Turqisë.
Rama nga Turqia ka habitur me reagimin duke thënë se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europiane, megjithëse BE nuk po mban premtimin.
Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.
Kur nisën protestat, Rama ndodhej në Dubai, ndërsa u kthye në Shqipëri, për disa orë, duke zhvilluar takime me furnizuesit kryesorë të karburanteve, ndërsa sot u nis drejt Turqisë.
“Duhet të vazhdojmë reformat dhe të vazhdojmë që të bëjmë vendin tonë evropian, me të njëjtat vlera dhe standarde si BE. Jo sepse po na e kërkojnë, por sepse kjo është ajo që meritojnë fëmijët tanë. Ky proces nuk është në dorën tonë. Kemi pritur për dasmën me BE disa herë, tani s’do presim më, por po po punojmë edhe kur ata të jenë gati te martohemi pa hezitim, s’ka më përgatitje për ahengje.
Harta e Evropës nuk ishte imagjinuar më parë më këtë agresion ushtarak, në një formë do i japi sense nevojës për të forcuar paqen çdo ditë, dhe gjeopolitika do të kuptoj se Ballkani perëndimor është më i rëndësishëm të jetë pjesë e tyre se sa jashtë, pasi është një zonë ku aktorët e tretë kërkojnë hapësirë, Shqipëria është vendi më pro europian në ditët e sotme, madje më shumë se sa ndonjë vend tjetër. Ne do te fokusohemi më shumë të rajoni dhe do të mbajmë atë se çfarë kemi arrit deri tani dhe të bëjmë progres më shumë drejt paqes, dhe punës mes 6 vendeve të përbashkëta. Nëse kjo luftë nuk është e mjaftueshme, se di se çfarë do të jetë tjetër për të dërguar mesazh njerëzve të mëdhenj në BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato, bota është e komplikuar dhe fati i strategjisë apo lidershipit, nuk mund te jetë në fund me çmim shumë të lartë, uroj që ky të mos jetë rasti”, tha Rama.