Një protestë 3 orëshe u mbajt sot në Tiranë, para godinës së Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kërkuan ndërhyrjen e Qeverisë për ti dhënë fund rritjes abuzive të çmimeve, si dhe kërkuan subvencione për bizneset dhe fermerët.
Protesta e qytetarëve ka vijuar më pas me komentet në faqen zyrtare të Edi Ramës në rrjetin social, ndërsa kreu i Qeverisë ka vijuar justifikimet se qeveria nuk mund të ndërhyjë në një treg të lirë, ku çmimet i përcakton tregu, si dhe zhvilimet ndërkombëtare.
Lapsi.al ka mbledhur më poshtë një sërë prej komenteve që ndodhen në faqen e kryeministrit.
Replikat
Adriano Dervishaj: Spo i kerrcet njeriu shum per energjin elektrike se dhe po u rrit nuk do bej ndonje ndryshim marramendes po shiko naften qe po shkon 300 lek per liter fundërrina.
Edi Rama: Adriano Dervishaj as vertete e ke? Nuk ke faj sepse nuk e di cfare flet ne kete rast, por nafta mund te shkoje edhe 300 edhe largqofte 400 sepse ka plasur nje lufte ne Europe dhe lufta nuk vjen per te pire kafe, po per te shkaktuar dhimbje, nderkohe qe cmimin e naftes e vendosin bursat jo qeveria!
Ermand Bani: Ne situata emergjente nderhyet ne problemet jetike. nje kryeminister duhet ta di kete. shembull: rishikim kontratash per hidrokarburet. tani ose nuk di ose nuk do!
Edi Rama: Ermand Bani cilat kontrata per hidrokarburet, sepse nafta blihet nga privatet ne tregun e lire dhe shitet nga privatet ne tregun e lire, ku qeveria nuk ka asnje mundesi te nderhyje, sepse po te kishte do ta bente ne Amerike a ne Itali per shembull, qe te diktonte cmimet e tregut te lire!
Lori Alcani: O vlla ne themi nafta e buka, ti thua energjia. Kalofsh mire ne Dubai 👋
Edi Rama: Lori Alcani une them energjia sepse vetem cmimin e energjise mund te ndikoje ne njefare menyre qeveria, mallrat e tjera s’kane asnje lidhje me qeverine qekur kemi vendosur te leme pas komunizmin!
Dajlan Basha: Per shqiptaret energjia duhet te jete gati falas se prodhojme ven eshte ne tokat e shqiptarve Edhe naften duhet ulur cmimet.
Edi Rama: Dajlan Basha habi e madhe fol sa te duash, jane disa qe as nuk duan t’ia dine se cfare flasin!
Flu Tu Ra: Ore z.kryeminister po ben postime komente dhe reagime ne fb si te papunet.. thua i zgjidhen punet e shtetit.. ske me cfar meresh tani.
Edi Rama: Flu Tu Ra po bej nje nga pjeset me te rendesishme te punes sime, informimin e qytetareve!
RD RD: Shef, qeveria me dasht e ndal rritjen e cmimeve!! 😁
Edi Rama: RD RD ne komunizem po, e ndal me izolim dhe mjerim ekstrem, ne ekonomine e lire te tregut assesi!
Aldo Fizio: Kur nuk je i afte ta perballosh krizen cohu ZGUPTHI dhe ti liro rrugen.
Edi Rama: Aldo Fizio perballim krize nuk do te thote qe ti te mos e ndjesh krizen dhe te kerkosh qiqrra ne hell si zakonisht, po quhet qe kriza te mos te te mbyse dhe te dalesh pa plage te renda prej saj! Por gjithesesi ajo qe nuk kuptoj une eshte pse disa vetem flasin dhe as degjojne, as lexojne, nderkohe qe une po tregoj me fakte se si po e perballojme deri tani me te veshtiren, krizen energjitike! Sa per lirimin e rruges kete e vendosin ata qe jane shumica😊
Bija E Kosoves: Ngushellime per „Ballkanin e Hapur“!!
Edi Rama: Bija E Kosoves Ballkani i Hapur nuk pret ngushellime, sepse as ka vdekur as nuk ndalet!
Arbër Myrto: Edi Rama Hiq taksat e naftes. Nese nafta kap te henen 300L/Lit çmiment e shportes do te ngrihen automatikisht….kush e ha ketu , rrogetari thjesht ,pensionisti,Invalidet, etj…. se ai qe ka rrogen 100 mije se ndien shume.
Edi Rama: Arbër Myrto te heqim taksen e naftes po pastaj me cfare ta paguajme mburojen e cmimit te energjise dhe jo vetem ate, sepse nderkohe taksat e tjera i kemi ulur ne maksimum?! Apo hiqe njehere thuaj pastaj shohim e bejme? Jo, nuk funksionon keshtu, nderkohe qe nje kohe lufte nuk eshte koha per te pyetur “kush e ha ketu” shtrengimin, po per te kuptuar se shtrengimi ekonomik eshte minimumi qe duhet pritur e perballuar ne nje kohe lufte!
Val Kroni: Jemi nje nga shtete me resurse ujore me te medha ne europ. Jemi i vetmi shtet ne bote qe energjin qe prodhojm edhe shesim pastaj per ta ri bler. Shqiperi ka gjithcka pervec drejtusve qe gjithmon e kan vjell.
Edi Rama: Val Kroni jo jo, nuk e shesim per ta riblere, po e blejme kur nuk e kemi!
Erion Lapi: Në muajt e verës blejmë energji elektrike gjatë dimrit ju thoni që e shisni (shumë më lirë nga sa e blejmë), kishim mundësi ti jepnim dhe Kosovës (duhet t’ja falnim). Tani thoni që po blejmë??!? Na kini bërë lëmsh, gjithe lumë e perua në Shqipëri ka nga një hidrocentral dhe ne prapë nuk kemi energji elektrike për veten tonë ?? 🤦🤦🤦
Edi Rama: Erion Lapi po blejme sepse nuk ka reshje te mjaftueshme per te mbushur digat e hidrocentraleve, kaq e veshtire eshte kjo per t’u kuptuar?! Nderkohe nguleni mire ne koke, Shqiperia nuk i ka ende kapacitetet prodhuese qe te mbuloje te tera nevojat e veta!
Sandri Dhima: Nen petkun e luftes ne ukraine po i ngrini cmimet sa ju do qejfi dhe kur ju do qejfi juve si shtet. Ne kemi votuar kete qeveri qe te kemi mireqenie e jo te na varferoni . Justifikimet jane tuajat. Cfare keni bere ju si qeveri kur e dinit se do plaste lufta ?. Keni rezerva si shtet dhe per sa kohe i keni?. Per pandemi dhate page per nje lufte imagjinate. Por per luften reale qe po thua , a do jepni? Nqs nuk jeni ne gjendje ti dilni perball kesaj situate a do jepni doreheqje?.
Edi Rama: Sandri Dhima une nuk po ngre asnje cmim, sepse ne sistemin demokratik te ekonomise se tregut cmimet as i ngre e as i ul qeveria, po i vendos tregu dhe une jam njeriu i fundit ne Shqiperi qe me duhet ndonje petk lufte per te ngritur cmimet, sepse nuk kam asnje interes qe kjo te ndodhe! Sa per luften ate nuk e nisa une, as nuk e ndaloj dot une dhe ne si qeveri nuk e dinim qe do plaste lufta sepse nuk e dinte askush kete, por ata qe flasin keshtu nuk duhet te me degjojne mua po duhet te shohin cfare behet neper bote me cmimet e me krizen energjitike!
Edmond Pjetri: Sa mire keni gjetur nje zgjidhje per energjine elektrike?(meriton respekt per kete). Po karburanti nuk e meriton nje te tille? Presim lobim nga ana juaj drejt vendeve dhe tregjeve eskportuese te petrolit, cfare po beni ne kete drejtim? Te pakten te vendosni nje çmim tavan(se po cmendet tregu shqiptar) ne menyre qe transporti mbi gome mos te pesoj fatin e karburantit duke e ndjer pastaj konsumatori direkt ne cmimet e artikujve te shportes, sepse ne vendin tone te vogel mjafton pak per te ngopur tregun.
Edi Rama: Edmond Pjetri karburanti eshte mall ne tregun e lire qe shitet e blihet mes privateve dhe po te kishte zgjidhje per cmimin e tij do e kishin gjetur qeveri te tjera ne vende me ekonomi tregu, po ja qe nuk e ka gjetur kush prandaj edhe po cmend boten me rritjen e ketyre diteve!
Kastriot Malaj: Rezervat qe ka shteti ne raste ekstreme ekzistojne apo Jo ? Rezerva : ENERGJINE deri para pak kohesh e shisnim dhe tani thua nuk e perballojme dot me energjine qe prodhojme.! Rezerva : NAFTA , ne jemi vendi vete qe e prodhojme dhe nuk paskemi fare rezerve te pakten per tu shtyre sadopak , por direkt me cmimin me te larte ne rajon.! Zoti na rujt nga juve , se nga te tjeret ruhemi vete ! 🙏
Edi Rama: Kastriot Malaj e shisnim kur kishim reshje dhe kur o do e shesesh o do e derdhesh ujin neper fusha, nderkohe qe kur nuk ka duhet ta blejme se s’ka uje mjaftueshem! Nafta jone eshte nafte e rende, shkon kryesisht per eksport per bitum, nderkohe qe, meqenese i kerkove Zotit te te ruajne nga ne, duhet ta dish se ne po te ruajme deri tani nga rritja e cmimit te energjise, i cili ne rajon ka kercyer lart ne faturat e familjareve dhe bizneseve te vogla! Cmimet e tjera nuk i ka qeveria ne dore, as ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter me ekonomi tregu..
Trendafile Visha: Z. Kryeminister eshte turp te flasim per cmimin e naftes, kur vendi yne ka rezerva per te mbajtur veten. Eshte turp qe ne vitin 2022 bujqesia eshte per faqe te zeze dhe nuk mbillet as grure dhe as miser, por varemi nga te tjeret per buken e gojes. Mobilizo njerezit te mbjellim miser, pasi gruri duhej mbjelle qe ne vjeshte. Kontrollo nepermjet strukturave rritjen e cmimit te miellit, te cilet kane rezerva qe e kane blere muaj perpara me cmim tjeter dhe e shesin tani ne treg me çmimin e luftes. Ne te kundert per çfare eshte shteti?!
Edi Rama: Trendafile Visha turpi eshte fjale shume e madhe dhe turp nuk eshte te thuash te verteten po mbase mund te jete te flasesh kot, sepse jo, vendi yne nuk ka rezerva nafte per te mbajtur veten, kjo eshte nje perralle! Sa per faqen e zeze te bujqesise ne 2021 kemi bere thuajse gjysem miliarde USD eksporte nga 150 milione USD ne vitin 2013, por mobilizimi per te mbjelle grure e miser nuk ka asnje lidhje me sistemin qe kemi zgjedhur qe ne vitin 1990, keshtu qe nuk e bejme dot! Cfare eshte shteti? Shteti eshte ai qe e blen sot kilovatin e energjise elektrike me 61 lek dhe megjithate ty ta jep me vetem 9.5 lek! Ky eshte shteti!
Ervin Shore: Po shikojme greqine zoti kryeminister,brenda dhjete diteve po ben gati 300-400 euro cekun per te perballuar krizen.Po ju cfare po beni?
Edi Rama: Ervin Shore Greqia e ben cekun se ia jep parate Bashkimi Europian, nderkohe qe deri tani ne kemi subvencionuar 350 milione euro rritjen e cmimit te energjise qe te mos rendojme familjaret dhe biznesin e vogel!
Butrint Gashi: Kurajo Pandemi. Kurajo Ekonomi. Tash Kurajo Luft edhe pak. ELITA BOTERORE Thot keshtu dhe ju Kryminsitra Veq duheni te Zbatoni Urdhera 😉👍
😏❤️. Gjithsesi te uroj Shendet Zt. Kryminster.
Edi Rama: Butrint Gashi kjo e elites boterore qe urdheron qeverite eshte budallalleku me i madh qe polli pandemia, nderkohe qe une per vete nuk di ndonje virtyt me te vlefshem se sa kurajoja perballe fatkeqesive natyrore, luftrave apo tragjedive njerezore! Natyrisht mund edhe te zvarritet njeriu duke fajesuar te tjeret, po kjo eshte ceshtje zgjedhjeje.
Artikuj Ne Shitje: E kemi fajin ne qe genjehemi me I thes miell e te japim voten ty. Ti nuk ndihmon popullin po xhepin tend Duke na vjedh ne. Pse duhet te ngrihet energjia kur ne e prodhojme vete apo se e shisni ju. Ne kemi dhe nafte po ku eshte sot e keni shkaterru ju qeveritaret I jepni tendera kush tju Dale ne rruge qe ju ofron lek me shume ju. Cdo dite po ju dalin te palarat po ju skeni cip ju ka ik.
Edi Rama: Artikuj Ne Shitje vjedhjet ia kam lene atyre qe kujtojne se ne varreza shkohet me karte krediti me vete, nderkohe qe nuk di me se sa here duhet ta perseris qe ne nuk prodhojme energji sa kemi nevojat dhe natyrisht e shesim kur ka shume reshje, sepse perndryshe duhet ta derdhim, ashtu sikunder ne nuk kemi nafte per dizel e per benzine, po kemi nje nafte te rende qe kryesisht e eksportojme per bitum! Zot i madh, kur njeriu nuk do te degjoje si mund te kuptoje!
Hansel Kucaj: Ti vetem justifikohesh ,ok te gjith e shojm e degjojme krizen.po te vjen inat kur genjen maqedonia e ka taksen e qarkullimit me vete,une jetoj ne maqedoni,per dokumentat e makines pak a shum njelloj paguan dhe ketu taksa diku tek 260 euro megjith siguracion,,nje karton jeshill nje maqedonas e paguan 90 euro ne vitr,,neve 480 euro,,nafta ne maqedoni 1750 leke,,shqiperi 2700..shteti mbikqyre cdo ngritje te cmimit ne maqedoni ,,se keta tanet per te rritur direkt brenda dites.per ta ulur bejn sikur harrojn.
Edi Rama: Hansel Kucaj une nuk justifikohem asnjehere se nuk kam asgje per te justifikuar, po vetem informoj dhe flas me fakte e me shifra, po meqe bere llogarite e naftes ne Maqedoni po ato te energjise si te dalin?!😊
Sokol Arapi: Meti Disha po prodhojme energji! Por mjafton per te mbuluar 100% nevojat e tregut?! Ja pra pse duhet edhe skvica, ja pra pse duhet edhe kursimi. SA per hashashin e ke rrugeve te Hollandes ane e mbane. Biles e ke patur edhe ne shqiperi ne cdo shtepi ne vitet e para luftes, e perdornin gjyshet per ilac.
Edi Rama: Sokol Arapi disa si komentuesi ne fjale nuk meritojne asnje koment po vetem keqardhje.
Emton Kasa: Edi Rama Me shume i panikosur dukesh ti z.Kryeminister sesa Presidenti i Ukraines qe eshte ne lufte. Ai te pakten i jep shprese vendit te vet, kurse ti jo. E ke ven re se sa here ti del dhe thua qe nuk keni pare gje akoma per cmimet e naftes, ndodh qe per pune 1 ore tregtaret rrisin cmimin secili sipas qejfit te vet. Ne kete menyre te foluri ti legjitimon abuzimet, nderkoh qe ti duhet ti terheqesh vemendjen tregtareve duke i then qe te ken kujdes nga abuzimet se i ke ne vezhgim.
Edi Rama: Emton Kasa keto jane perralla pa mbret, sepse cmimet levizin ne burse dhe nuk varen fare nga cfare them une, nderkohe qe une nuk jam aspak i panikosur po e kam kete te keqe, qe besoj tek forca e te vertetes dhe e kuptoj udheheqjen ne radhe te pare si detyrim per te thene te verteten, sado e hidhur te jete! E verteta nuk panikos, po mobilizon dhe shpresa nuk vjen nga mohimi i realitetit po nga besimi tek fitorja mbi te keqen!
Mondi Driza: Energjia eshte vetem 1% e produkteve qe do ngrihen. Kaq ke Bere per popullin I bie. Nafta ngren cdo gje te mundshme ne kte vend. Na thuj pak ca duhet te bejn furgonet qe na qojn kalamajt ne shkolle?? Si mendon ti do I ngrejn cmimet ata apo Jo?? Kthe mesimet online prap pra se e kemi te pa perballueshme ne qe kemi nga 3 femije dhe kemi zgjedh rrugen e djerses dhe Jo te droges.
Edi Rama: Mondi Driza jo une te them dicka tjeter, qe ka plasur nje lufte dhe ne lufte nuk ka sens te besh llafe njesoj si ne paqe, kete them une, nderkohe qe nese do te ngrihet energjia ashtu sic eshte ngritur perreth Shqiperise, atehere te siguroj se ky 1% qe s’di nga ka dale do te te dukej 1000%!
Lulie Kullani: Z kryem.. o zot sa e veshtire te udheheqqesh….keta lloj….qe shkatrruan gjithcka e ndertua nga pop..ne kohen e monizmit..qe..ishte djers e popullit..Kta.me ne krye saliun qe e duan edhe sot..dogjen veprat e medha perpunimit te naftes..te prodhimit te plehrave kimike qe dikur i prodhonim ne vend kta produkte…me kosto te ulet.. por tani duhet te i blejm..nga ai..qe po vret nje popull..femij gra pleq….ne menyren me brutale… ..e sot jeni ju z kryemin fajtori..per keta shkatrrues te pa limit…te gjithckaje.. Gjithesesi sot BBeni dicka.. jju lutem..si per pagen e luftes.ne pandemi.per kta shtresa: 1…per transp urban….publike. 2..per transp e nx..e mesues. 3..per ..transp..e.ushqimore.e mineraleve. 4 .per punonjsit..qe skan transp urban..publik. 5..per fermeret..per te punu tokat. mendoj se kjo menyre dote zbut..sa do pak..rritjen..galopante..te cmimit naftes… Kemi shuum shprese..se me aftesit tuaja gjithmone..do jeni i afte..per te e kaluar edhe..kete. ..maxi krize.edhe.me ndihmen..e zotit…
Edi Rama: Lulie Kullani fermeret e marrin naften pa asnje takse!
Miriam Bogdani Ndini: Z. Kryeminister, perpara zgjedhjeve premtuat qe do ta ulni taksen prej 23 perqind per pagat e larta ne Janar te vitit 2022. Eshte Mars dhe akoma asnje reagim.
Edi Rama: Miriam Bogdani Ndini e kemi ulur me paketen fiskale 2022 dhe hyn ne fuqi ne 1 qershor!
Vladimir Peza: Po, ashtu eshte, por pse nuk i kerkoni llogari Baidenit dhe BE, qe e krijuan kete katastrofe, me politikat e tyre ogurzeza! Luften nuk e kerkon populli Ukrainas e rus, por Baiden, Putin, NATO. Nuk eshte e para, as e fundit! Popujt e vegjel, si Albania, Zvicrra, Austria, jane paqedashese, por politikane ta papergjegjshem, klaune cirku, komediane, piktore futuriste krraba zogjsh, i hedhin benzine zjarrit.
Edi Rama: Vladimir Peza keto lloj komentesh jane turperuese per kombesine shqiptare te shqipfolesve qe i bejne dhe nuk meritojne asnje koment!
Gerta Shehu: Rritja e cmimeve shoqerohet edhe me rritje rrogash, per te mbrojtur njerezit me rroga te uleta!
Edi Rama: Gerta Shehu ku ndodh kjo ne cilin vend qe rrogat rriten ne kohe krize e ne kohe lufte? Ne do t’i rrisim rrogat sic e kemi parashikuar ne buxhetin 2022, por nuk e kuptoj pse eshte kaq e veshtire te kuptohet se po paguajme prej muajsh sasira te medha parash per te mbajtur cmimin e energjise te palevizur!
Ilkeda Marjel: Po me justifikime ti bukur ja bën popullit të dhan votën ti i prure kohën e ziz bravo ja del ti me një rrogë mor të kesh dhe 2 fëmij me300 po djalin tënd kur shkon në shkollë i thua mos dil pushim kur të dalin shokët rri në klas tani të kemi besuar tani më kurrë se i fundose ndoshta të vij pas teje sa tjer se i kan rrogat plot xhepin po popullin ti me çmimet i fundose sa për energjin ti ske bër ndoje hidrocental se i ka bër xhaxhe i par të jet për të gjithë kush kan ardhu pushtet veç keni vjedhur të gjithë pate thën skeni par gjë akoma ja i pamë tani bravo i ke bër popullin po flasin të gjithë me vet.
Edi Rama: Ilkeda Marjel une nuk bej asnje justifikim sepse nuk kam nevoje per asnje justifikim dhe per me teper nuk e kuptoj si ka mundesi te flitet se prapthi kur tjetri thjesht tregon se si po te mbron qeveria nga mosrritja e cmimit te energjise elektrike!!! Sa per kohen e zeze qe prura une, patjeter qe disa mund te m’i faturojne mua edhe termetin, edhe pandemine, edhe luften ne Ukraine, po nuk jam aq i gjithefuqishem jo, nderkohe qe 300 mije lek eshte rroga minimale jo rroga mesatare ne Shqiperi dhe cmimet as nuk i rrit as nuk i ul qeveria, sepse po te ishte e mundur kjo do t’i ulnin qeverite e tjera por nuk ndodh askund, ne asnje ekonomi tregu, ndersa ne komunizem po, aty cmimet i vendos shteti!
Marsel Kurtaj: Ti e ke shum mir po ne qoftese ne gjermani nafta eshte 2 ero per liter rroga mesatare eshte 2700ero kurse ne shqiperi 2.50 lek litri rroga eshte maksimumi 300 milek per disa se shumica nuk firmos me asnje vend kete sa rrij ta kuptoj si do i paguajma te del = ty si kryeminister apo – !
Edi Rama: Marsel Kurtaj jo rroga ne Shqiperi eshte minimumi 300 mije lek, jo maksimumi dhe nderkohe krahasimet me Gjermanine mund t’i bejne te tjere po jo une, prandaj po flas per faturen e energjise ne Shqiperi krahasuar me Kosoven e me Maqedonine e pastaj me radhe ke te duash!
Liljana Idrizaj: A thu ke stres per Zahon a do ia dalesh t’ia mbulosh nevojat nfund te muajit me rrogen qe ke, se per shqiptaret e shof qe ke shume merak,dhe po perpiqesh me thonj ta mbash cmimin nen kosto? Ok spo perdorim makinat me kry pune neper qytet ,se ja po bahena fit. Po prej qytetit ne qytet me ca te shkojme, apo me not? P.s : e di qe me mba reply,liket ne koment i merr me shume se une, por spo komentoj ktu per like ma shume sesa me te than qe lufta ne Ukraine nuk eshte faktori i vetem qe ndikon ne ate cmim te pajustifikueshem karburanti qe “rastesisht” e kena me te lartin ne rajon jo vetem ne keto 2 jave lufte (dhe ti e di ma mire se ne).
Edi Rama: Liljana Idrizaj para luftes cmimi ishte shume me i ulet, para krizes qe nisi disa muaj me pare, edhe me i ulet, ndersa per stresin tim mos pyet fare me mire se as nuk e ke dot idene se cfare do te thote te udheheqesh, po kjo eshte detyra ime e nuk i qahem kurre askujt, sepse e kam per nder te madh ta bej! Kurse cmimin e energjise nen kosto mbase do te duhet ta provonin disa qe ta kuptonin se cfare eshte dhe te mos u shkonte mendja te ankoheshin per pasojat ekonomike te luftes, duke dhene receta magjike se si cdo gje shkon ne vend po te hiqen te tera taksat!
Ilmi Mera: Po ne pyesim ne vendet fiqinje por ekan rrogen nga 1500 euro e lart josi ktu 300 milek te vjetra.
Edi Rama: Ilmi Mera ku e kane 1500 euro e lart rrogen ne Kosove apo ne Maqedoni se nuk po te kuptoj, nderkohe qe ketu 300 mije lek eshte rroga minimale jo rroga mesatare!
Ardi Cikuli: Ne nuk jemi vend i varfër por i vjedhur dhe i keqmenaxhuar zoti Kryeministër. Ne prodhojmë naftë , ne prodhojmë energji,e për këtë ne sduhet të kishim këto cmime. Ne kemi fusha shumë pjellore që sot janë djerrë dhe konsumojmë grurin e Serbit dhe Rusit . Ju nuk keni përgjegjësi për këtë situatë ? Ne duhet të paguajmë gjithmonë dhe ju të bëni spektatorin për terrorin ekonomik që po i shkaktohet këtij vendi falë politikave juaja që keni shkatërruar gjithcka. Po pse z.Kryeministër unë dhe gjithë Shqiptarët duhet të paguajmë dyfish TVSH për cdo litër karburanti se u rrit cmimi naftës PSE ? Mos vallë po gëzoni se u rritën të ardhurat buxhetore nga rritja e cmimit të naftës?
Edi Rama: Ardi Cikuli eh mor mik, cfare te te them une kur ti nisesh nga premisa krejt te gabuara dhe flet pa fakte, pa shifra, nderkohe qe me ra goja duke i thene edhe faktet edhe shifrat?! Megjithate, po te beja une spektatorin, ti nuk do ta paguaje kilovatin e energjise elektrike 9.5 lek sic e ke paguar kur s’kishte as krize, as lufte, po do ta paguaje 61 lek sic e blen shteti qe ta jep ty! Ja pra kjo eshte politika e mundshme, nderkohe qe fjalen “terror ekonomik” mbaje e ishalla kurre mos te te duhet ta provosh se cfare eshte ne te vertete, po mbaj po ashtu parasysh qe kjo qe po ndodh nuk vjen nga asnje politike e brendshme, po nga nje krize globale energjitike dhe nga nje lufte ne Europe, te cilat kane futur ne kthetra te tera vendet! Keshtu qe kurajo, durim dhe dinjitet, jo akuza e sharje
Endrit Beluli: U kenaqem me perralla leri keto shiko kosoven shiko kroacin e hoqen akcizen per naften vetem te ne sndryshon gje edhe serbia po suvencionon naften e more popullin ne qaf me nder muhabetit cna plasi tr ne se ngeli tuneli llogaras pa ber dhe 5 vjet te tjera sot jemi ne kriz neser si dihet jemi gjall apo jo po keshtu si po sillesh ti ja pive gjakun njerzve shiko kur te plasin vjedhjet dhe vrasjet tani.
Edi Rama: Endrit Beluli po nuk u bene investimet domethene nuk do mblidhen taksa e nuk do paguhen punetoret, qe domethene nuk ka me lek pastaj per te subvencionuar energjine, per te cilen, lexo me vemendje, kemi derdhur deri tani 350 milione euro qe te mos e rrisim ne faturat e familjeve e te bizneseve te vogla! Sa per perrallat ato ua kam lene atyre qe i bejne llogarite pa hanxhine dhe qe ne vend te argumentave kane sharjet e perqeshjet!
Miro Gjoni: Po si ka mundesi e dyta në europ mas Norvegjis per rezerva ujore dhe thot skena energji a mbush Shqipnia me hidrocentrale nuk lan lum pa shterr😏 Po si nuk ditet i her me menaxhu at vend.
Edi Rama: Miro Gjoni nese njeriu nuk lexon dhe nuk degjon as nuk kupton dot pastaj, po vetem perserit te njejten gje qe ka mesuar gabim! Rezervat ujore nuk e prodhojne energjine vete dhe Shqiperia nuk i ka ndertuar ende aq kapacitete prodhuese sa te mund ta prodhoje te tere energjine qe ka nevoje, nderkohe qe rezervat ujore varen edhe nga moti se kur nuk ka shi nuk ka as rezerva ujore per prodhim energjie, keshtu qe duhet te dalesh ne tregun e jashtem dhe te importosh! Kaq e thjeshte eshte, po sigurisht eshte edhe me e thjeshte te akuzosh e te shash pa lidhje, dihet edhe kjo.