• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndihmë për bujqit? 3 mln USD për sistemet që do kenë emrat e atyre që do të përfitojnë

18:02 : 08/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në kohën kur në të gjithë Shqipërinë janë hapur aplikimet për fermerët për ndihmë në sera, naftë, ferma, ullishte, pemëtore, etj., etj., Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka akorduar plot 3 milionë USD! Por, jo në ndihmë direkt për fermerët, por për sisteme.

E gjitha vjen si “ndihmë” e Bashkimit Europian për sistemin bujqësor, por që në fakt shumica e fondit shkon për sisteme dhe pajisje që nuk verifikohen nëse janë apo jo. Madje, kjo shumë është akorduar në një kohë që këta fermerë po sorollaten prej kohësh të bëjnë dhjetëra dokumente për të marrë “një pikë naftë”, apo për të marrë ndihma në plastmase apo pemëtore. Dhe, nga ana tjetër, qeveria akordon si pa të keq 3 milionë USD, që do i marrin firmat e preferuara të Fridës apo Mirlindës.

Faksimile: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin për blerje pajisje për ndihmë bujqësore

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Agjencia e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka hapur tenderin me objekt “përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për programin IPARD”, për AZHBR me fondet e Buxhetit të Shtetit. Fondet janë të parashikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural si institucion përfitues. Pra, janë fonde për bujqit, por që shkojnë kush e di se në cilën dorë! Ashtu siç kanë shkuar deri tani, pavarësisht se Bashkimi Europian akordon miliona euro çdo vit për të ndihmuar bujqit. Në dokumente thuhet se fondi limit është 266.700.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në plot 3 milionë USD. Një shumë e konsiderueshme, që nëse do të jepej direkt për bujqit, do të kishte një vlerë shumë të madhe! Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 9 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

Faksimile: Fondet e tenderit janë të Bashkimit Europian, por që nuk shkojnë për bujqit por për firma të preferuara të Fridës dhe Mirlindës
Faksimile: Fondet e tenderit janë të Bashkimit Europian, por që nuk shkojnë për bujqit por për firma të preferuara të Fridës dhe Mirlindës

Në dokumentet shoqëruese të këtij tenderi thuhet se AZHBR-ja u krijua në datë 30 dhjetor 2008, ndërsa në 2009-ën “AZHBR filloi përafrimin e strukturës organizative dhe kapaciteteve të saj, menaxheriale dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së”. Janë hapur thirrje IPARD I dhe IPARD II, ndërsa aktualisht “Komisioni Evropian, në emër të Bashkimit Evropian i cakton Shqipërisë detyrat e zbatimit të buxhetit për masat e Programit IPARD II”.

Në dokumente thuhet se funksioni i këtij sistemi është menaxhimi i aplikimeve për përfitim nga grantet që jepen në kuadër të implementimit të projektit IPARD II 2014 – 2020 për thirrjen e parë përgjatë vitit 2019 e në vazhdim dhe aktualisht për thirrjen e dytë. “Objektivi i përgjithshëm i programit IPARD për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme, në përmirësimin e standardeve të biznesit në bujqësi dhe agro përpunim, kontribut për rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare, nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit; për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” thuhet në dokumente. Pra, për të mbështetur fermerët! Por, kjo shumë, sipas Mirlindës do të shkojë për rregullimin e dy serverave dhe sigurinë e te dhënave.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025
SPORT

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025
SHENDETI

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025
Teknologji

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025
BOTA

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025
Teknologji

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025
Para
Foto nga protesta ne Tirane

"Popull që nuk zgjohet"/ Qytetarët protestë në Tiranë për rritjen e çmimeve

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com