• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, DASH: Të shpejtohet integrimi i Ballkanit në BE

15:52 : 08/03/2022
në AKTUALITET, BOTA

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës e bën të qartë urgjencën në rritje që paraqet për aleancën transatlantike, integrimi evroprian i Ballkanit Perëndimor.

Ky qëndrim u shpreh të hënën nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, në përgjigje të një kërkese për koment nga Zëri i Amerikës, pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.

Në një letër që ligjvënësit i dërguan javën e kaluar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ata shpreheshin se rritja e angazhimit amerikan është më e rëndësishme se kurrë në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Departamenti i Shtetit.

“Rusia ka qenë prej kohësh një forcë destabilizuese dhe burim dizinformimi në Ballkanin Perëndimor, për shembull, duke mbështetur një përpjekje për grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë”, vazhdon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Lexo edhe:

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

Ai shtoi se organizatat mbikëqyrëse të medias kanë kritikuar mediat e sponsorizuara nga Rusia, RT dhe Sputnik për fabrikimin e artikujve keqinformues dhe përhapjen e disinformacionit.

Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë, shpreheshin në letrën e tyre dërguar Sekretarit Blinken, se Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe për nxitjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

“Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në komunitetin transatlantik duhet të jetë përparësi për Shtetet e Bashkuara ndërsa ne përpiqemi të konsolidojnë aleancat tona në gjithë Evropën dhe i kundërvihemi përhapjes dhe ndikimit të regjimeve autokratike, përfshirë atyre të Rusisë dhe Kinës”, thuhet në letër.

Në letër anëtarët e Kongresit thonë se përpjekjet amerikane duhet të përqendrohen tek rritja e investimeve, angazhimi për integrim të shpejtë në BE, nxitja a dialogut Kosovë-Serbi, zbutja e tensioneve në Bosnje dhe ndihma për demokracinë.

Ndërkohë një nga nënshkruesit e letrës, ligjvënësi nga Nju Jorku Ritchie Torres, ka kërkuar që NATO-ja të anëtarësojë Kosovën në aleancës. Në një postim në Twitter ai shkruan se “Shtetet e Bashkuara “nuk kanë aleat më të madh se Kosovën në Evropën Juglindore”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025
SPORT

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
Para

Covid në Kosovë, 1 humbje jete dhe 32 raste të reja

TË GJITHA

Zbatimi i masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:15 : 09/06/2025

Skandali me biletat/ Modelja: Ma siguroi Armando Duka, i bëra një telefonatë!

11:09 : 09/06/2025

Ndeshja në Tiranë/ Federata serbe falenderon Dukën, shan tifozët dhe quan organizatë terroriste UÇK

11:04 : 09/06/2025

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com