Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.
“Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë. Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë. Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira” tha lideri i demokratëve.