• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Bashkia e Durrësit investon 2.5 miliardë lekë vetëm për sheshin, asnjë shpenzim për gjelbërimin e qytetit

09:24 : 01/02/2017
në POLITIKE, SOCIALE

Bashkia e Durrësit do të investojë gjatë këtij viti një shumë prej 2.5 miliardë lekësh për sheshin “Veliera” të këtij qyteti, ndërsa investimet në arsim do të jenë me pikatore.

Pak ditë pas miratimit të projektbuxhetit të vitit 2017, rezulton se i vetmi investim për arsimin do jenë 78 soba me dru për ngrohje, ndërsa nuk do të mbillet asnjë pemë në këtë qytet. Kjo për faktin se do u jepet përparësi projekteve për sheshin në fjalë dhe dy sheshe të tjera. Mësohet se bashkiakët kanë planifikuar një shumë prej 11.8 miliardë lekësh për infrastrukturën rrugore për vitin 2017 deri në vitin 2019.

Ndërsa, 6.4 miliardë lekë janë planifikuar për këtë vit për ndërtimin e rrugëve, shesheve e fasadave në 23 projekte të ndryshme brenda qytetit dhe në 24 projekte të tjera në zonën rurale (në 5 ish-njësitë e tjera vendore që iu bashkuan një vit më parë bashkisë bregdetare). Bashkia do të vijojë të financojë ndërtimin e sheshit “Veliera” këtë vit kalendarik në fazën e dytë me 1.5 miliardë lekë dhe për fazën e tretë 1 miliard lekë të tjera.

Për sheshin te Mauzoleumi janë akorduar 1 miliard lekë, ndërsa 200 milionë lekë shkojnë për asfaltimin e rrugës “Pavarësia” në plazhin e Durrësit. Pjesa tjetër e fondeve të 2017-ës, shkojnë për rrugët e brendshme të qytetit bregdetar. Ndër investimet e pritura janë disa rrugë shumë problematike, siç janë, ajo tek ish-Kirurgjia e vjetër, rruga në zonën e Shkozetit, rruga në lagjen nr. 18 etj.

SHESHI “VELIERA”

Ky shesh është “gllabëruesi” më i madh i fondeve publike për vitin 2017 në qytetin e Durrësit. Punimet që nisën në muajin nëntor të vitit që shkoi kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve në këtë zonë me trafik të madh qarkullimi. Por jo vetëm kaq! Pothuajse e gjithë zona për çdo ditë vuan të njëjtat probleme me lidhjen e internetit dhe të energjisë elektrike. “Firma zbatuese disa herë deri tani ka këputur kabllot e furnizimit me internet, por edhe ato të energjisë e tubat e ujësjellësit”, thanë dje banorët e lagjes nr.1 të qytetit të Durrësit. Punimet para hyrjes 1 të Portit të Durrësit do të realizohen në disa faza, ndërsa pritet që të mbyllen deri në vitin 2019.

Sipas arkitektëve të projektit, ky investim do të identifikojë qytetin bregdetar në të ardhmen. Qeveria shqiptare ka lëvruar fondet për fazën e parë të punimeve, ndërsa faza e dytë në vitin 2017 financohet nga buxheti i Bashkisë së Durrësit me plot 2.5 miliardë lekë të ndarë në dy faza. Projekti është përgatitur nga një studio arkitekturore shqiptare në bashkëpunim me një italiane. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë, ndërsa vela prej betoni mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Projekti “Veliera”, që do të kushtojë 6 milionë dollarë, parashikohet të tërheqë mijëra turistë. Sheshi i ri, mbi të cilin do të ngrihet Veliera, do të jetë si pikë lidhëse me qendrën dhe kalatën 1 të portit, duke e kthyer në një shëtitore gjigante të pandërprerë buzë detit. Më herët, gjatë prezantimit publik nga bashkia, disa arkitektë shqiptarë shprehën rezerva dhe thanë se projekti ka pasaktësi dhe mangësi, ndërsa kërkuan përshtatjen e tij me pjesën tjetër të qytetit.

INVESTIMET NË QYTETIN E DURRËSIT
1. Buxheti i vitit 2017 është i hartuar në 9 programe me vlerë 32 milionë euro dhe përfaqëson 300 mijë banorë e 12 mijë biznese.
2. 5.8 milionë euro ose 40% e buxhetit shkojnë për tri sheshe publike: Për sheshin “Veliera”, sheshin te Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe projektin 200 milionë lekë për sheshin te Shkëmbi i Kavajës.
3. Vetëm 1% e buxhetit shkon për bujqësinë ose vetëm 300 mijë euro, ndërsa bashkia ka 70% të sipërfaqes së saj tokë bujqësore.
4. Zero lekë janë përcaktuar për gjelbërimin e qytetit, pavarësisht se qytetarët paguajnë çdo muaj tarifë gjelbërimi në faturë.
5. Situata është konsideruar problematike për sektorin e arsimit. Janë 32 mijë nxënës në 123 godina të arsimit parauniversitar, ndërsa janë përcaktuar për t’u blerë vetëm 78 soba për ngrohje me dru, të cilat nuk plotësojnë as nevojat e klasave të para.

(Gazeta Shqiptare)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Robert Ndrenika sëmurë, shtyhet shfaqja "Mendohu Xhokomino"

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com