• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Scholz për Ukrainën: Furnizim me armë po, angazhim të NATO-s jo

09:38 : 04/03/2022
në BOTA

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë televizive paraqiti në mënyrë të detajuar pozicionet e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Në intervistën për kanalin e dytë publik të Gjermanisë ZDF me gazetaren Maybrit Illner, kancelari Olaf Scholz kërkoi armëpushim në luftën e Ukrainës dhe njëkohësisht theksoi, se “nuk duhet të ketë konfrontim direkt të NATO-s me Rusinë”. Kjo mund “të sillte një përshkallëzim dramatik të kësaj situate të vështirë në Ukrainë duke bartur gjithashtu rreziqe të mëdha”, tërhoqi vëmendjen Scholz. “Ndaj tani nuk do të ketë vendime, që mund të çojnë në pjesëmarrje ushtarake të shteteve të NATO-s në këtë konflikt.”

Scholz i hodhi poshtë mendimet për një “Regime Change” në Kremlin – pra rrëzimin e kreut të shtetit të Rusisë Vladimir Putin. “Regime Change nuk është një perspektivë e mirë”, vëren kancelari në intervistën për ZDF në emisionin “Maybrit Illner”. Demokracia nuk mund të eksportohet nga jashtë në një vend.

“Të mos lihet vetëm Ukraina”

Scholz e mbrojti vendimin e qeverisë gjermane për furnizimet me armë artilerie si dhe me raketa tokë-ajër në Ukrainë. Ata që sulmohen duke qenë të pafajshëm, nuk “duhen lënë vetëm”, theksoi kancelari. Gjermania e ka “ndjekur me konsekuencë për shumë vite” politikën e saj për të mos furnizuar armë në zona lufte dhe këtë politikë do të vazhdojë ta ndjekë edhe më tej. Por pas sulmit ndaj Ukrainës do të ishte gabim, që të vazhdohej kjo politikë në këtë situatë”, tha kreu i qeverisë gjermane.

Lexo edhe:

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Njëkohësisht Gjermania vazhdon t’i përmbahet edhe më tej shfrytëzimit të kanaleve diplomatike, për të arritur fundin e konfliktit. “Ne na duhet një situatë, në të cilën të negociohet dhe në fund edhe trupat ruse të tërhiqen sërish – sado jorealiste që duket kjo tani”, tha Scholz.

Scholz frenon dëshirën për anëtarësim në BE

Duke iu referuar dëshirës së presdientit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj për antarësim në BE, kancelari tha, se në rend të ditës fillimisht janë vendimet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të jetë shumë e qartë, se çfarë kushtesh duhet të përmbushë një vend përpara pranimit.
Vendimin për të mos i vendosur në listën e sanksioneve importet e gazit dhe të naftës, Scholz e argumentoi duke iu referuar çmimeve të energjisë të rritura ndjeshëm në Gjermani qysh përpara invazionit rus. Njëkohësisht sipas tij duhet kujdesur, që sa më shpejt të kufizohen varësitë në këtë drejtim.

“Aspak çështje private”

Scholz iu drejtua ish-kancelarit Gerhard Schröder me kërkesën që të heqë dorë nga angazhimet e tij në bordet e firmave ruse të energjisë. “Unë mendoj, që nuk është e drejtë, që Gerhard Schröder i pranon këto poste”, tha socialdemokrati Scholz. Ai tha, se për të është “shumë e rëndësishme”, që ish-kancelari socialdemokrat të tërhiqet nga këto poste. Postet në sipërmarrjet shtetërore dhe gjysmë shtetërore ruse të energjetikës nuk “janë aspak çështje private”, theksoi Scholz. Schröder edhe si ish-kancelar vazhdon të mbajë përgjegjësi dhe duhet të shpjegohet përpara opnionit publik.

Schröder jo vetëm ka një raport miqësor me presidentin rus Vladimir Putin, por ai është njëkohësisht edhe kryetar i komisionit të shoqërisë aksionare Nord Stream dhe shef i këshillit mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Rosneft. Përveç kësaj Schröder kandidon për një post në këshillin mbikqyrës të koncernit shtetëror energjetik Gazprom. Kryesia e partisë socialdemokrate prej ditësh i ka kërkuar Schröderit, që të tërhiqet nga këto poste. Disa degë të partisë kanë kërkuar ndërkohë përjashtimin e ish-kancelarit Schröder nga partia. /DW/

Etiketa: natoScholzukraina

Lajme të lidhura

BOTA

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trump

09:49 : 16/09/2025
BOTA

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025
BOTA

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

10:10 : 14/09/2025
BOTA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
Para

Sondazh/ Ja kush pritet të fitojë zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Durrësit

TË GJITHA

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025

Kontrollohej nga ‘Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

19:52 : 16/09/2025

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

19:32 : 16/09/2025

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në Bypassin e Vlorës

19:13 : 16/09/2025

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com