Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak ka thënë se delegacioni ukrainas është nisur për të zhvilluar bisedimet me Rusinë.
Ai ka publikuar një fotografi dhe ka bërë të ditur se bisedimet do të mbahen pas disa orësh.
“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë…”, thuhet në postimin në Twitter.
Raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse pritet të fillojë në Bjellorusi, më vonë gjatë ditës.














