Ish-ministri i Drejtësisë ka komentuar sot deklaratat e bëra nga Edi Rama në Komisionin për Inceneratorët.
Nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’, Ylli Manjani u shpreh i habitur sesi kryeministri nuk ka mësuar ende punët e ligjit dhe shtetit edhe pas kaq shumë vitesh në pushtet.
‘ ‘E pabesueshme! Si mund të pretendosh të fillosh mjë punë të madhe siç është menaxhimi i mbetjeve me një vendim që nuk quhet as vendim?! Si mund të quash komitet ndërministror pa asnjë ministër në përbërje të tij?! Si ka mundësi që firma e 3 nga 5 zëvendësministrave vleka për të filluar një projekt 400 milion e kacafiu eurosh?!’’,- shkroi ai ndër të tjera.
Manjani gjithashtu tregoi se ka qenë prezent në mbledhjen kur është marrë vendimi për inceneratorët, por kurresesi nuk mund të votonte pro tij.
‘’I thamë këto gjëra, bashkë me Ben Isarain në atë mbledhje, por kujt ja thamë se!? Sigurisht që nuk mund të firmosnim një budallëk të tillë. E kisha harruar këtë idiotësi dhe nuk ma merrte mendja se ajo mbledhje e ajo vendimmarrje jashtë mbledhjes me tre firma zvministrash qenka vendosur harxhimi i miliona eurove’’.
Manjani mbyll postimin e tij duke ‘’këshilluar’’ qeverinë që të gjejnë ndonjë argument më solid pasi firmat e ish-kolegëve të tij nuk legalizojnë dot asgjë nga ky skandal mafioz.












