• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet vendimi për krerët e FSHF-së/ “Anëtari” i Bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, në shërbim të Lali Erit dhe Edi Ramës!

17:31 : 01/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Artan Gjermeni

Artan Gjermeni

Nga Boldnews.al

Gjyqtari Artan Gjermeni, i atakuar si një nga “anëtarët” e Bandës së Lushnjes është vënë në “shërbim” të padronëve. Jo ndaj krerëve të gjykatës, të KLGJ-së apo të ILD-së, por po u shërben totalisht Lali Erit dhe Edi Ramës. Vendimi i fundit i Gjermenit për pezullimin e krerëve të FSHF-së përkthehet si një kapje e këtij pushteti nga mazhoranca, e cila ka kapur të gjitha pushtetet e tjera. Dhe, Veliaj dhe Rama përdorën rëndom Gjermenin, duke e futur në kazanin e tyre.

Por, cila është kostoja e këtyre vendimeve? Që “anëtari” i Bandës së Lushnjes të jetë ende në gjyqësor?! Prej shumë muajsh, ai ka arritur që të shmangë procesin e rivlerësimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë, duke tentuar që të kapet me gjithçka mundet në shërbim të mazhorancës. E faktoi disa javë më parë kur liroi nga qelia të arrestuarit që nxorën në shesh pagat dhe të dhënat e miliona shqiptarëve. Dhe, i vuri “vulën” me vendimin e fundit, duke pezulluar nga detyra krerët e FSHF-së, disa orë para zgjedhjeve të Presidentit të Federatës.

Gjermeni është në të njëjtën “llogore” me Veliajn dhe Ramën, duke marrë vendime totalisht në favor të tyre. Madje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të deklaronte disa javë më parë në një incizim se “kam gjyqtarë”. Por, përse pikërisht Gjermeni?! A po mbrohet totalisht nga mazhoranca? Faktet flasin se ai është një “ushtar” i bindur. Dikur, ishte “anëtar” i Bandës së Lushnjes, ndërsa tani “anëtar” i mazhorancës. Por, nëse është kaq i bindur, përse rri ende në gjyqësor?! Emri i tij u lakua nga radhët e socialistëve të Lushnjes që të kandidonte për kryetar bashkie. Madje, ai është propozuar edhe si deputet, duke tentuar që të “pastrojë” edhe emrin e tij, që lidhet ngushtë edhe me bandën famëkeqe të Alfred Shkurtit.

Por, ai vijon që të mbahet “peng” në gjyqësor, duke u përdorur për të tilla vendime, të cilat i shërbejnë vetëm “partisë” së tij. BoldNews.al ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës së Tiranës, e firmosur nga Gjermeni, që pezulloi nga detyra krerët e FSHF-së. Një vendim voluminoz, i zbardhur brenda disa orësh! Nëse qytetarët shqiptarë enden prej vitesh të marrin drejtësi, apo edhe atëherë kur e marrin sorollaten për vendimin e plotë, Gjermeni arrin që të arsyetojë të gjitha faktet për krerët e FSHF-së. Por, paturpësisht, shkruan në vendim se “kallëzuesi është Erion Veliaj”. Pra, një nga “padronët” e tij në politikë, që po e mban ende në detyrë!

Lexo edhe:

Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

Prej 15 vitesh, që nga propozimi i famshëm i ish-ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, për shkarkimin e tij në KLD, Gjermeni është rreshtuar në krah të së majtës. Ai ka dënuar gjatë kësaj kohe eksponentë të së djathtës, madje edhe aktivistë të shoqërisë civile, pedagogë dhe gazetarë. Arsyeja: urdhri nga lart! Ai po i shërben “regjimit” të Edi Ramës, duke tentuar që t’i shpëtojë Vetingut. Por, a ka komisioner apo ndërkombëtar që mund të vendosë që Gjermeni të qendrojë në detyrë? Cili do jetë ai person që të “harrojë” apo të mos lexojë atë çka shkruhet për të në raporte të ndryshme?!

Megjithatë, duke u ndalur te vendimi i fundit, “anëtari” i Bandës së Lushnjes shkruan se vendimi ndaj krerëve të FSHF-së erdhi për shkak të një kallëzimi “të bërë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj”. Më tej i ka bërë edhe CV-në Veliajt, teksa përmend se “është njëkohësisht në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana”.

Vendimi i Gjermenit është një “copy paste” i marrë nga kallëzimi i Veliajt, apo më saktë nga ato që tha në audiopërgjim. Nëse lexon vendimin, atëherë kupton se drejtësia është totalisht në shërbim të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili tashmë bërë edhe “gjyqtar”.

Por, ja se çfarë shkruan Gjermeni në vendimin e tij: Kjo cilësi e masave passjell karakterin e tyre diskrecional dhe vlerësues, pasi Gjykata nëpërmjet hulumtimit mbi aktet që serviren nga palët dhe mbi ligjin në fuqi do të arrijë të bëjë një analizë dhe të konkludojë mbi caktimin e masës konkrete. … ekzistenca e dyshimit të bazuar, se personi i arrestuar ka kryer një krim, përbën kusht “sine qua non” për rregullshmërinë e mbajtjes në paraburgim, por, me kalimin e një kohe të caktuar, ai nuk është më i mjaftueshëm.

Gjyqtari Gjermeni, në disa faqe, shkruan dispozita të shumë procedura, teksa ka bërë një “leksion” alla “shkenca juridike”. Në fund të kësaj shkence, shkruan se ” …gjykata nxjerr përfundimin nëse ekziston dyshim i arsyeshëm mbi rrezikshmërinë e tij dhe nevojën për të garantuar paprekshmërinë e komunitetit, nëse ekziston mundësia reale që i gjykuari në të ardhmen, duke qenë në gjendje të lirë, mund të kryejë vepra penale të rënda apo të së njëjtit lloj me atë për të cilën është proceduar”.

Nëse gjyqtari Gjermeni do t’i lexonte ato që ka “shkruar” në këtë vendim, as ai vetë nuk do t’i kuptonte. Por, mund të justifikohet se “kështu m’a kanë diktuar” ose “kështu ka shkruar shefi”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

10:25 : 23/07/2026
AKTUALITET

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026
AKTUALITET

Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!

10:04 : 23/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi me plagë në kokë, transportohet me urgjencë drejt ambulancës

10:01 : 23/07/2026
AKTUALITET

Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit

09:58 : 23/07/2026
AKTUALITET

Kaos te Kuvendi/ Protestuesit çajnë bllokadën, policia ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt tyre

09:41 : 23/07/2026
Para

VIDEO/ Berisha në Durrës: Edhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh

TË GJITHA

Policia iu hodhi ujë dhe spraj me piper, protestuesit nuk tërhiqen dhe afrohen sërish para Parlamentit

10:25 : 23/07/2026

Dje në Theth pashë burra të përkulur dhe pushtet skllavërues

10:15 : 23/07/2026

Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!

10:04 : 23/07/2026

Protestuesi me plagë në kokë, transportohet me urgjencë drejt ambulancës

10:01 : 23/07/2026

Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit godasin me vezë makinën e Iris Luarasit

09:58 : 23/07/2026

Kaos te Kuvendi/ Protestuesit çajnë bllokadën, policia ujë me piper dhe gaz lotsjellës drejt tyre

09:41 : 23/07/2026

Vezë dhe domate te Kuvendi, protestuesit thirrje SPAK: Arrestoni Ramën

09:22 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet