Europa League ka plotësuar këtë të enjte mozaikun me skuadrat pjesëmarrëse të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt trofeut të dytë për nga rëndësia në Europë. Ndeshjet play-off kanë zbuluar emrat e 8 skuadrave të cilat i bashkohen atyre që kanë fituar grupet përkatëse dhe me të cilat do të përballen në turin tjetër.
Formula e re parashikon që fitueset e grupeve do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe skuadrat që dolën nga play-off në të dytën. Përjashtimi i vetëm në këtë rast është që nuk do të ketë përballje mes skuadrave të të njëjtit shtet, ndërsa sfida e parë do të luhet në fushën e ekipit të vazos së dytë.
Kështu, shorti mund të dhurojë përballje shumë interesante, duke pasur parasysh se në vazon e dytë ka emra si Barcelona, Atalanta, Sevilja apo Betis. Ndërsa në vazon e parë janë Uest Hem, Monako e Olimpik Lion që janë më kërcënuese për rivalët.
VAZO 1
West Ham, Monako, Olimpik Lion, Bajer Leverkusen, Eintraht Frankfurt, Spartak Moskë, Crvena Zvezda, Gallatasaray
VAZO 2
RB Leipzig, Atalanta, Porto, Sevilja, Barcelona, Betis, Rangers, Braga