Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar një seri masash dhe sanksionesh kundër Rusisë, pas sulmit që kjo e fundit ndërmorri mëngjesin e sotëm kundër Ukrainës.
Biden tha se rRaketat ruse ranë në vendet historike të Ukrainës!
“Ne kemi qenë transparent me botën, kem i publikuar planet dhe sulmet kibernetike të Rusisë. Putin e zgjodhi këtë luftë, sot unë po deklaroj sanksionet e rrepta ndaj Rusisë. Do kenë një efekt afatgjatë në ekonominë e Rusisë, SHBA nuk po e bën vetëm, kemi aleatët tanë botërorë.
Ne do e japim përgjigjien tonë të bashkuar, kam folur këtë mëngjes me liderët botërorë dhe kemi suportt maksimal: Do godasim ekonominë e tyre, impakt në financimin e ushtrisë. Tregu rus ra sot!
Sot ne po bllokojmë 4 banka të rëndësishme të rusisë në Amerikë, kjo përfshin dhe bankën e dytë më të fuqishme në botë. Po msanksionojmë dhe elitën e rusisë, ata kanë përfituar nga politika kriminale e saj.
Të martën ne ndaluam politikën ruse që të përftiojë rreth 1.4 trilionë dollar nga amerikanët, duke bllokuar kapacitetin teknologjik dhe financiar ne përpiqemi të bllokojmë dhe importet, edhe programin hapësinor. Do jetë një goditje e jashtzakonshme, dhe po bëhemi gati për më shumë. Po marrim hapa të mbështesim aleatët tanë lindorë”, tha ai.
Pjesë nga deklarata
Keni plan të flisni me Putin në këtë pikë?
Biden: NATO është më e bashkuar se kurrë dhe nuk kam në plan të flas me të.
–Ti nuk përmend ‘SWift’ në deklaratën tuaj, ka kundërshtim nga aleatët?
Biden: Sanksionet për dëm financiar janë shumë të rëndësishme!
-Po nëse Putin nuk bën hapa pas, a po kërcënon ai me një armë bërthamore?
Biden: Nuk e kam idenë me çfarë kërcënon ai, por di se çfarë ka bërë ai. Duhet kohë që ai të kuptojë me kë ka të bëjë.
-Sa pasoja do ketë kjo situatë nga ana ekonomike?
Biden:Nuk ka dyshim se kur një fuqi me armë bërthamore krijon konflikt do ketë ndikim por nocioni që kjo të zgjasë shumë nuk ka gjasa të ndodhë.
-A e nënvlerësuat Putin?
Biden:Unë nuk e nënvlerësova, kam lexuar çdo fjalim. Ai do të rikrijojë Bashkimin Sovjetik, ka ambicie të mëdha, të gjitha në contrast me çfarë ka arritur bota deri më tani.
–Nëse sanksionet nuk e ndalojnë, çfarë veprimesh do merren?
Biden: Ai do shohë efektin e sanksioneve, ne do dobësojmë vendin e tij dhe atij do i duhet të bëjë zgjedhje të vështira.