Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë. Zjarri ka rënë në banesën e 55-vjeçarit me inicialet B.R.
Në momentin që shtëpia ka marrë flakë, 55-vjeçari ka qenë brenda bashkë me nënën e tij, me inicialet B.R., 78 vjeçe.
Ata kanë pësuar asfiksi dhe plagë nga djegia në përpjekje për të shpëtuar nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur flakët.
Nënë e bir janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.