• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takim urgjent për Ukrainën

08:28 : 22/02/2022
në BOTA

Kombet e Bashkuara kanë hapur takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.

“Ne po përballemi me një situatë shumë, shumë dramatike”, ka thënë ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere para se të niste takimi.

Franca ka qenë në mesin e shteteve që ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.

Gjatë adresimit në takim, ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka hedhur dyshime ndaj pretendimit të presidentit rus, Vladimir Putin se urdhri për të dërguar trupa në dy rajonet ukrainase ka të bëjë me rol paqeruajtës.

“Ai i quan ata paqeruajtës. Kjo nuk ka kuptim. Ne e dimë kush në të vërtetë janë ata”, ka thënë Thomas-Greenfield.

Lexo edhe:

Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

Urdhri i Putinit është parë si hapje e rrugës për një operacion dhe për angazhim të trupave që ka mbledhur në kufijtë e Ukrainës.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit të hënën duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Thomas-Greenfield ka thënë se fjalimi ka pasur “një mori pretendimesh të rreme”, të cilat kanë pasur synim “krijimin e një arsyetimi për luftë”.

Rusia, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar që takimi të mbahej me dyer të mbyllura, mirëpo SHBA-ja ka insistuar të jetë takim publik.

Greenfield ka thënë se pasojat e veprimeve të Rusisë do të jenë të llahtarshme për Ukrainën, Evropën dhe botën, dhe se mund të ketë më shumë viktima nëse Moska pushton më shumë.

I dërguari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë të hënën sa Moska mbetet “e hapur për diplomaci”, mirëpo ka theksuar nevojën për të mbrojtur zonat separatiste nga ai që e ka cilësuar agresion ukrainas.

Ukraina ka kërkuar mbajtjen e takimit pas vendimit të Putinit dhe kërkesa e saj është mbështetur nga tetë vende anëtare të Këshillit, përfshirë, SHBA-në, Britaninë, dhe Francën.

Ky ka qenë takimi i tretë i Këshillit të Sigurimit për të diskutuar rreth Ukrainës në javët e fundit.

Megjithatë aty nuk është marrë ndonjë vendim sepse Rusia ka fuqinë e vetos, ashtu sikurse Franca, Britania, Kina dhe SHBA-ja.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se Rusia ka shkelur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës me vendimin e saj për të njohur lindjen e Ukrainës në entitete të pavarura, ka thënë një zëdhënës i tij./REL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

14:21 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

14:17 : 07/07/2025
AKTUALITET

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

14:16 : 07/07/2025
RAJONI

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

14:06 : 07/07/2025
AKTUALITET

6 vatra zjarri aktive në vend

14:03 : 07/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025
Para

Donaldi i jep fund lidhjes me Beatrix, këngëtarja largohet e acaruar nga festa/ Ja veprimi i Bora Zemanit

TË GJITHA

Po transportonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)

14:21 : 07/07/2025

Rama sulmon prokuroren Elsa Gjeli për ndërtimet pa leje në Theth

14:17 : 07/07/2025

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

14:16 : 07/07/2025

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

14:06 : 07/07/2025

6 vatra zjarri aktive në vend

14:03 : 07/07/2025

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut”: Takoi Shatkun në janar në SHBA

13:41 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com