• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aplikacioni që shkatërroi rrjetin e trafikut në 7 vende europiane, roli i trafikantëve shqiptarë

14:42 : 17/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Erisa Zykaj

Vëmendje të madhe mediatike ka marrë në disa vende të Europës megaoperacioni policor i 15 shkurtit të orës 6 të mëngjesit që është kryer në sinkron në shtatë vende të Bashkimit Europian: Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Spanjë, Itali, Kroaci. 80 kontrolle janë kryer si total në këto vende, nga të cilat 49 janë kryer në Belgjikë.

Nga 49 kontrollet në Belgjikë, 30 prej tyre u bënë përkatësisht në rrethin e Brukselit, një në Sint-Pieters-Leeuw, një në Sint-Niklaas dhe 17 në rajonin e Antwerp. Ato rezultuan me arrestimin e 30 personave në Belgjikë nën nën au e Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit (PJF de Bruxelles) dhe rreth dhjetë personave të tjerëve në shtetet e tjera.

Policia Gjyqësore Federale e Brukselit njoftoi në një komunikatë për shtyp, se këto kontrolle dhe arrestime me ndërhyrjen e njësive të ndryshme policore mundësuan zbulimin e rrjeti të një trafiku ndërkombëtar droge nën organizimin e personave nga Evropa e Jugut dhe Lindore.

Lexo edhe:

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

Më pas qarkulloi informacioni, se ky rrjet kishte në qendër të tyre kryesisht trafikantë shqiptarë. Mediat frankofone belge si “Le Soir” ju referuan me termin “ kryesisht shqipfolës”, ndërkohë, që mediat e rajonit të Flandrës, si “De Standaard” zbuluan në faqet e para të gazetës elementet që kishin çuar hetimin te trafikantët shqiptarë me titullin” Açetoni dhe platforma Sky ECC çuan te trafikantët shqiptarë të drogës”.

Ndërkohë, media të tjera të Flandrës si “N Het Nieuwsblad” i janë referuar termit “ mafia shqiptare e drogës” . Kjo media ka raportuar se 700 punonjës të policisë janë angazhuar për operacionin të quajtur “Shqiponja e zezë”, duke zbuluar se synimi kryesor ishte goditja e grupit të trafikantëve shqiptarë.

Shkrimi i gazetës mban titullin “ Interceptimi i telefonave ishte i nevojshëm për të shpërbërë klanin shqiptar” Po sipas kësaj medie, në Bruksel është kapur një nga kokat e operacionit me inicialet P.D.

Sipas informacionit zyrtar të autoriteteve belge, grupi i trafikut të drogës vepron në Bruksel, por pikën kulminante të veprimtarisë së tij e ka pranë portit të Anversit, që konsiderohet si vendi i mbërritjes së kontejnerëve me kokainë nga Amerika e Jugut.

Si rezultat i operacionit, autoritetet belge sekuestruan 1.2 milionë euro para cash, automjete luksoze, diamante dhe njëzet kilogramë kokainë. Ndërkohë, policia kolumbiane lajmëroi, se po atë ditë ishin kapur 1,4 ton kokainë që kishin destinacion portin e Anversit në Belgjikë.

Gjithashtu, sipas prokurorëve belgë, janë gjetur kriptomonedha, gjë që tregon dixhitalizimin e grupeve të trafikut të drogës. Si rezultat, trafiku nuk bëhet më në bazë të familjeve, pro në bazë të” Joint Venture”. Ndërkohë, që përfitimet e trafikut investohen në pronat e patundshme dhe në biznese të ligjshme.

Sipas prokurorit belg Eric Van Duyse, rrjeti i trafikut të drogës ka përdorur mjete të tjera të transportit përveç kontejnerëve, si mjete lundrimi, anije të vogla, aviona kargo dhe avionat privatë. Ndërkohë sipas policisë federale belge, veprimtaria e rrjetit nuk lidhet vetëm me portin e Anversit, por edhe me atë të Roterdamit, Havrës dhe Hambourgut.

Ndërkohë, që eksporti i drogës vjen nga Amerika e Jugut, kryesisht vende si Equadori, Kolumbia, Brazili, Bolivi dhe Paraguai.

Zanafilla e operacionit në një garazh në Bruksel. Aty bëhet lidhja me trafikantë shqiptarë

Gjithçka ka filluar në 2020 përmes një kontrolli në një garazh në Bruksel ku janë gjetur sasi të mëdha açetoni (që shërben për të shkëputur kokainën nga materiale të tjera me të cilat kamuflohet), disa kilogramë kanabis dhe uniforma policie të falsifikuara.

Policia federale e Belgjikës fillon hetimin dhe zbulon që pas kësaj dosje qëndronte një grup trafikantësh shqiptarë. Por asnjë nuk mund të imagjinonte, që ky hetim do të çonte dy vjet më pas në zbulimin e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjeta e açetonit në garazhin e Brukselit ka qenë elementi i parë që kanë ndihmuar në fillimin, zhvillimin e hetimit në Bruksel, lidhjet me një pjesë të rrjetit në Spanjë dhe më pas të shteteve të tjera europiane.

Por elementi deçiziv për hetimin erdhi si rrjedhim i infiltrimit të policisë belge në komunikimin e telefonave midis trafikantëve shqiptarë dhe belgë. Hetuesit belgë mundën të infiltrojnë dhe piratojnë platformën “Sky ECC”, një platformë komunikimi kanadeze që u ofron përdoruesve një sistem të kompletuar Smartphone me një siguri të rreptë brenda rrjetit.

Kjo bëri të mundur deshifrimin e kodimit dhe transkriptimin e komunikimit elektronik midis shqiptarëve dhe belgëve. Përmes këtij infiltrimi, hetuesit belgë zbuluan lidhjen që kishte midis komunikimeve në këtë platformë dhe dosjes së “garazhit” të 2020, pas të cilës qëndronte një grup trafikantësh shqiptarë.

Cfarë elementesh të tjera ofroi infiltrimi në “SKY ECC”
Infiltrimi i kësaj platofrme ofroi zbulimin e elementeve të rëndësishme të rrjetit në shtete të tjera europiane. Në Spanjë u zbulua që një nga kokat e prezumara të rrjetit ndodhet në burg që prej 2018. Në bazë të interceptimeve, është bërë e mundur krijimi i një harte të rrjetit të trafikut të drogës.

Të dhënat e hartës treguan, se drejtuesit e rrjetit kanë udhëtuar nê Kolumbi, Meksikë dhe Dubai.

U zbulua që rrjeti kishte investuar në disa kompani në Kroaci dhe Spanjë, ndër të tjera, për të maskuar fitimet e tyre të paligjshme përmes trafikut të drogës. Gazeta “ N Het Nieuwsblad” shkruan “Anjë mafie nuk është kaq e guximshme, polivalente dhe e padepërtueshme sa ajo shqiptare”, ndaj deshifrimi i kodeve dhe transkriptimi nga Sky ECC erdhi si dhuratë e zotit për policinë”.

Operacioni në shtatë vende europiane u krye me ndihmën e Europolit dhe Eurojustit. /abcnews.al

Lajme të lidhura

BOTA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025
SHENDETI

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025
SPORT

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025
AKTUALITET

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025
Para

Afera e inceneratorëve, Salianji: 4 ministra të përfshirë, ja si po mbrohen nga Rama

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com