Reperi i famshëm dhe një nga më të preferuarit nga të rinjtë shqiptarë por jo vetëm është rrëfyer sonte në emisionin “Xing me Ermalin”.
Mes të tjerash ai ka treguar edhe një episod të çuditshëm me mamanë e tij, e cila ka ngrënë kek me hashash.
“Unë jam më shumë jashtë shtetit se në Shqipëri. Atë ditë qe erdha hipa në një nga makinat dhe shkova të haja mëngjes, në momentin kur dola nga restoranti më ndal policia dhe me kërkon patentën. Patentën nuk e kisha, nuk e dija se tek cila makinë e kisha lënë. I thashë mund të prisni 2 minuta të vij të sjell patentën. Teksa po vinte patenta bëri verifikimin e targës, ku doli se kisha gjoba. Gjobat i ka bërë babi. Kishte mbaruar dhe siguracioni.”, tha ai.
Tek OTR-ja çfarë ka ndodhur së fundmi? Ka ndodhur ndonjë ndryshim, ndonjë hyrje-dalje e re?
Asnjë gjë, vetëm sukses më shumë. Kemi edhe disa arritje që i kemi pas ëndërr faktikisht. Firmosëm me një nga labellat më të mëdha të botës, faktikisht është më e madhja e botës, Universal. Si unë edhe Enca dhe jemi nga të parët artistë shqiptarë që kemi firmosur.
Bravo. Unë se di çfarë bëhet fjalë? Cfarë do të ndodhë tani me ju? Domethënë ju do filloni dhe nuk do të shkoni në banjë?
(Qesh) Realisht këto kanë fuqi anë e mbanë botës. Domethënë unë si një artist që skam qenë i firmosur më parë, si artist… i pavarur, kam pasur fuqi të bëja kaq zhurmë sa ç’bëja deri më tani. Këta kanë fuqi të bëjnë akoma më shumë zhurmë për ty, që do të thotë se në të gjithë radiot e botës, në të gjithë televizionet e botës, në të gjithë koncertet më të mëdha, këta kanë fuqi që t’a transmetojnë muzikën ose artin tënd. Kjo do të ndodhë.
Do të bëheni botërorë tani?
Presim. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Universalin, kjo ka të bëjë edhe me sa punon ti. Këta presin që ti të prodhosh muzikën, sa më të bukur, dhe këta kanë forcën që ta japin në të gjithë radiot anembanë botës, sidomos nëpër Europë.
Urime! Urime! Ore po Enca, si është Enca mor burrë?
Mirë, të fala Ermalit tha.
Faleminderit shumë Enca. M’u bë shumë qejfi që edhe ajo u bë pjesë e Universalit dhe i bëra mesazh por ma la “seen” (shikuar). Po s’ka gjë, këtu do jemi.
I ka edhe këto Universal-i.
Me Encën ke ndonjë marrëdhënie më shumë se shoqërore?
Jo aspak. Kurrë s’ka pasur.
Jo e kam fjalën në aspektin e menaxhimit?
A të menaxhimit? Po është në menaxhimin e OTR Records. Ka pasur edhe ajo atë suksesin e paparë, kështu që non-stop jemi duke prodhuar ose menduar gjëra të reja për Encën. Është një nga artistet më të suksesshme në shqiptari.
Interesante. Dhe të mendosh që Enca nuk është pranuar në një nga konkurset e Top Channel-it. Tmerr, tmer, tmerr. Si vjen jeta, e shikon si vjen jeta edhe bëhet botërore?! Ej kjo kënga “Bow Doën”, një super-këndë. Unë sa e kam dëgjuar për herë të parë thashë kjo do bëhet hit, por që të bëhej hit botëror ishte e çuditshme. ka kaluar mbi 50 milionë. na thuaj të vërtetën. Sa lekë ke harxhuar për të blerë viewsat.
(Qesh) Jo shumë, jo shumë.
Po si ia bën or burrë që doli? Si mund të dalë një këngë? E keni futur në ndonjë nga këto rrjetet?
Jo, thjeshtë është pëlqyer, nuk ka asnjë lloj shkence tjetër. Është pëlqyer nga masa dhe njerëzit e luajnë edhe nëpër diskoteka në mbarë Europën ku kam qenë, jo si i ftuar, thjeshtë kam qenë në disko për qejf dhe e kanë lëshuar këngën.
Tek emisioni im u thanë ca gjëra. Tek emisioni i Çanit t’i the ca gjëra dhe njerëzit besoj kësaj ia vunë më shumë fajin për sherrin që ndodhi në Kosovë me Baba Stars me Cozman-in. Ke ndonjë gjë për të thënë për këtë sherrin?
Jo, nuk është e vërtetë që ndodhi për faktin që bëmë ato batutat tona. Thjesht ka qenë që ishim të gjithë në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Nuk po hyj në detaje si qysh tek ndodhi. Por nuk e di, ndoshta ishin ca keqkuptime në momentin që ne ishim në hotelin ku ndodhi ajo.
Në momentin që erdhën ata ma merr mendja që erdhën keq, erdhën pak si me shpejtësi dhe aty ndodhi përleshja që ndodhi. Por që, realisht nuk jam këtu, jo vetëm këtu por në asnjë vend që të jap frymëzimin që njerëzit të ndjekin ato lloj hapash. Ka shumë gjëra pozitive që artistët, jo vetëm Noizy, por shumë artistë japin mesazhe pozitive dhe ma merr mendja që ato janë gjerat që fansat e mi duhet të ndjekin dhe jo atë që ndodhi. Edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët, edhe unë bëj gabime, por fakti që jam i njohur bën që gabimet e mija bëjnë shumë bujë.
E di shumë mirë çfarë veprimi ke marrë më pas, unë e di vërtet se si ka ndodhur sherri dhe ti ke qenë ai që ka sheshuar edhe më vonë. Më thënë të drejtën unë jam tronditur kur mora vesh lajmin sepse të njoh ty, në showbiz, nëpër televizione, nëpër tavolina si kjo dhe ajo e Arian Çanit bëhen batuta. Njerëzit thonë një llaf edhe për humor, edhe ndonjë herë e thonë edhe pa e menduar sepse duan të bëjnë show.
Dëgjo, kur bëhet fjalë për Ermal Mamaqin ose edhe për Arian Çanin, por sidomos tek ti, dihet që është humor mbi të gjitha, asgjë nuk s’duhet të merret për zemër edhe duhet të anashkalohen ca gjera s’duhet ta marrësh shumë personale.
Jo por, unë jam trondit sepse kur mora vesh që ka plas pistoleta me të vërtetë thashë, ej, kjo është jeta e vërtetë. Dikush mund të kishte lënë jetën aty. Dhe unë të them të drejtën, se po e them edhe publikisht Cozman-in e njoh, e kam takuar disa herë dhe seriozisht ai ka qenë person shumë i edukuar dhe më është dukur e pabesueshme që ka ndodhur diçka e tillë. Por pyetja është, sherri është mbyll apo vazhdon?
Besoj se po, besoj se po.
Pra, sherri është sheshuar, gjërat janë sistemuar?
Besoj se po.
Më lejoni të them edhe meqë Noizy është këtu, që ky njeri është një nga njerëzit e rrallë që edhe pse lloji i muzikës që bën është me këto të-të-të-rë-të-të ajo që promovon është vetëm pozitivistet, paqe, dhe sheshim i të gjitha sherreve që ndodhin
Por për atë që kishe qëlluar me armë…
Nuk më kanë arrestuar për armë, nuk mbaj kurrë armë. Jam kundra armëve. Ajo ishte një armë manovër, për një videoklip.
Ke përdor substanca narkotike?
Këto të klasës A e sipër, kurrë dhe jam shumë kundra tyre. Këto më të butat ndonjëherë, kohët e fundit i kam thënë stop. Të të tregoj një histori të bukur, me mamin. Një nga fansat e mi ka ardhur disa herë në jug dhe kur i kuptoj që janë shumë të flaktë, 1 ditë ja jap rastin të vij me mua nëpër turne. Ky erdhi nga Saranda dhe mori një sasi goxha të mirë hashashi. Kishin bërë një si tip keku, domethënë kek me hashash. Më pas po bëheshim gati për në Tiranë, çunat kishin ngrënë dhe kishin lënë. Nga ora 7 ishte zgjuar mami im nga gjumi, kishte shkuar në studio. Nga ora 8 me merr babi dhe me thotë hajde se është mami keq. E kemi çuar në spital, tha, nuk është mirë. Kur shkoj në shtëpi, e gjej mamin shtrirë në divan. Kur marr vesh pastaj mami kishte ngrënë dy copa nga keku me hashash.