Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues që dyshohet se përdorej për trafikimin e drogës.
Mjeti i paregjistruar, u sekuestrua në plazhin e Zvërnecit pas një sinjalizimi të mbërritur në policinë e Vlorës.
Nga efektivët e komisariatit po bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për dy mjete të tjerë lundruese.
Mjeti i bllokuar është transportuar në pikën e Triportit.