Presidenti Ilir Meta ndërhyri me lidhje telefonike në programin A Show me Adi Krastën në Syri Tv, lidhur me vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij.
I ngacmuar gjatë programit nga kritikat e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, Meta sqaroi deklaratat e tij për të cilat rrezikon shkarkimin si kryetar i shtetit, duke sqaruar se shmangu gjakderdhjen në protestën e 8 qershorit 2019 si dhe shtensionoi situatën ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka ndjekur gjithmonë lojën e Edi Ramës, në mënyrë që ky i fundit të merrte një tjetër mandat qeverisës, siç edhe ndodhi në 25 prill 2021.
“Presidenti ka folur në momentin kur ka patur një konflikt real në Fier kur është provokuar në mënyrë të paligjshme nga bashkia Fier dhe PS, LSI-ja atje, duke i hequr në mënyrë të paligjshme posterat e saj, pasi do të bëhej një miting i Edi Ramës pasdite.
Presidenti për të evituar një konflikt i cili ishte një provokim për një situatë artificiale dhune, siç kemi rastin e Kavajës dhe Elbasan, i kam bërë një thirrje kandidates së LSI për deputete, duke i thënë mos bini pre e këtyre provokimeve, fol me zotin Ruçi i kam thënë. Shmangeni këtë konflikt sepse kjo kërkon të krijojë një dhunë dhe konflikt artificial. Dhe presidenti ka thënë gjithmonë ‘nëse’, jo se do marrim sfurqet.
I jam referuar një ngjarje në Libofshë në ’94 ku kam qenë vetë prezent dhe policia e banditët janë bërë një e kanë sulmuar deputetët, kolegët e mi, nënkryetarë Kuvendi, dhe gratë e Libofshës kanë marrë sfurqet dhe kanë mbrotjur dinjitetin e tyre. Bile, sfurqet janë përmendur si mjete pune dhe është thënë sot, ju lutem mos bëni provokime, ruani qetësinë, por nëse preket vota, le t’i mprehin sfurqet si mjete pune. Dhe presidenti ka thënë se i pari do ta marr unë sfurkun. Këtë ka thënë presidenti. Mos ngatërroni kushtoren me kushtrimin.
Ky ka qenë shtet i kapur 100% duke kapur Lulzim Bravën të parin. Të cilin prej 1 viti, para se të linin mandatet, Ilir Meta atij, Sali Berishës e të gjithë të tjerëve u ka thënë në asnjë mënyrë një gjë të tillë dhe ata e bënë qëllimisht. Dhe ata qëllimisht i lanë edhe Reformën në Drejtësi Edi Ramës, pavarësisht se presidenti bëri çdo gjë që ata të merrnin pjesë në atë reformë. Presidenti bëri çdo gjë për të shmangur përplasjen, konfliktin, duhet të vriteshin njerëz me patjetër në 8 qershor dhe bëri çdo gjë për të shmangur këtë konflikt. Dhe Lulzim Basha jo vetëm caktoi datën 13 tetor, por nuk pranoi të regjistrohej në 13 tetor.
Lulzim Basha bënte lojën e Edi Ramës për të kapur të gjitha institucioneve dhe për të vënë nën presion presidentin e Republikës dhe qytetarët shqiptarë që mafia dhe oligarkët e Shqipërisë të merrnin një mandat tjetër, nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin dhe të shtrembërojnë faktet dhe të vërtetat për presidentin e Republikës.
LSI ka patur politikë të qartë kundër kanabisit. Ka folur edhe Lefter Koka. LSI ka patur politikë të qartë edhe kundër koncesioneve”.