Ekzistonte një frikë e madhe te drejtuesit e Southampton, sidomos te trajneri Hasenhuttl mbi dëmtimin e Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi pësoi një dëmtim në FA Cup ku falë një asisti të tij, Southampton u kualifikua por në fund pati një problem fizik në gju.
Sot trajneri austriak duke folur për ndeshjen e radhës me Tottenham ku Broja mund të mos jetë, dha lajme të mira.
“Fatmirësisht, dëmtimi i Brojës nuk duket shumë shqetësues. Ai nuk është stërvitur as të dielën, as të hënën, por ne kemi shpresa që sot mund t’i bashkohet grupit dhe nëse kjo ndodh, atëherë mund të luajë nesër kundër Tottenhamit”, tha. trajneri Hasenhuttl.
Broja është i rid he mund t’ia dale për duelin ndaj ekipit të Contes nesër por ekziston edhe një frikë te drejtuesit për të mos i nxituar gjërat ndaj gjithçka mbetet e hapur siç e pohoi dhe ai. Hasenhuttl foli edhe për mundësinë e tërheqjes ku e pranoi se në fund të kontratës aktuale mund të mos bëj më trajnerin.