Nga Paulin Marku
Duke ndjekur me vemendje situatën politike në Shqipëri, jashtë pasionit, dëshirës dhe angazhimit tim personal , pa paragjykuar politikisht ,por në këndvështrimin e thjeshtë si qytetar vërej se:
1. Basha i vetëm kundër të gjithëve, po tregon paaftësi lidershipi, një dobësi politike,njerëzore dhe profesionale,si njeri dhe si politikan.
2. Qëndrim i hapur kontradiktor me demokratët që me mospjesmarrjen në ndarjen territoriale, firmosjen e marrëveshjes së 17 Majit me Ramen, rezultati i zgjedhjeve në 2017,djegja e mandateve,largimi nga zgjedhjet vendore të 2019,ndryshimet kushtetuese të Qershorit dhe humbja në 2021.
3. Një gjë është e pabesueshme sot, që Basha të jetë kundërshtar me qeverisjen dhe jo partner i përbashkët me të ,pasi në 31- vitet e demokracisë nuk ka ekzistuar që opozitë-pozitë të jenë bashkë.
4. Qëndrim prej të forti apo paaftësi politike, për tu orientuar me ndërkombëtarët e sidomos me USA si një nga partneret kryesorë të çështjes shqiptare dhe mbështetësit real të lirive themelore të kombit shqiptar.
5.I ka shpallur luftë trekëndeshit të Bermudës,kur vetë ka qenë ne tre poste ministrore, i akuzuar në tre pozicionet, kryetar bashkie dhe kryetar humbës partie , a mund të jetë e besueshme kjo luftë.
6. Asnjë aksion politik të përfunduar me sukse, as për demokratët dhe as për qytetarët e tjerë,si me astirin,teatrin,protestat,trau në Kukës ,unaza,por në fund i suksesshëm vetëm në pazare apo tendera korruptivë.
7. Ka disa vite që flet se lufta sapo ka filluar,por nuk përcakton kundër kujt po lufton,por me sa duket luftën e kishte me demokratët,partinë Demokratike dhe paqe me pushtetin.
8. A mund të fitohet kjo betejë i vetëm në këtë front ,e nëse fitohet kujt i shërben , të vetmit apo pjesës së interesave personale të tij.
9. Një drejtues politik që nga mengjesi e deri në darkë,pasi ulet shpejt në gjumë ,mashtron pa pushim kolegët,bashkëpunëtorët,stafet drejtuese ,nuk mund të jetë asnjëherë fitues,por një përfitues real dhe i pandalshëm në kurriz të demokracisë.
10. Destinimi i fundit është dështimi i tij si politikan, si njeri ,si mosmirnjohës,si i pabesë, si humbës,si përfitues në kurriz të demokratëve,si egoist dhe i pamoralshëm politik.
I vetëm je i synuar të dështosh edhe nëse fiton para!