Përfaqësuesit e Lulzim Bashës kanë kërkuar në emër të Partisë Demokratike, në Gjykatën e Tiranës, përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor.
Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i cështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por Gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.
Për kërkesën e depozituar sot në Gjykatën e Tiranës, shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Arben Kostandini.













