Detaje të reja zbardhen nga operacioni i koduar “Trinomi” që çoi në arrestimin e 28 personave, mes tyre policë, zyrtarë, biznesmenë dhe persona që aktualisht janë të dënuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se ka ushtruar kontrolle në tre burgje.
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan.
Sipas burimeve zyrtare, operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45.
Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë.
Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.
“Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan”, mbyllet njoftimi.
Lexo edhe:
Emrat/ Korrupsioni në burgje, operacioni që çoi në pranga 28 persona. Policia jep detajet







