• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Trump si armik i armikut

18:57 : 26/01/2017
në OP-ED

NGA FATOS LUBONJA
Partitë politike dhe mbështetësit e tyre mediatikë në Shqipëri e kanë pritur fitoren e Trump-it ndryshe nga ç’kanë pritur zgjedhje të tjera presidenciale në SHBA.

Më parë, të dyja palët, me gjithë diferencat, kanë përshëndetur edhe fitoren e një demokrati, edhe atë të një republikani, kurse kësaj here opozita duket mjaft më e ekzaltuar, kurse maxhoranca mjaft më e heshtur. Kjo vjen kryesisht për arsyen se establishmenti amerikan dhe veçanërisht Ambasada Amerikane me Donald Lu janë identifikuar së fundmi fort si mbështetës të qeverisë shqiptare të Edi Ramës. Si pasojë, kush është në opozitë dhe vazhdon të besojë se fatet e pushtetit në Shqipëri vendosen nga të huajt, veçanërisht SHBA, sot ka shpresë se me ndryshimin e këtij establishmenti dhe ikjen e këtij ambasadori, mbështetja për këtë qeveri të korruptuar do të zhduket. Një qasje e tillë lidhet edhe me sulmet e opozitës ndaj miliarderit Soros, sponsorit kryesor të Clinton-it dhe njëherësh mbështetës i njohur i klanit Rama.

Do të thosha se logjika e këtij entuziazmi opozitar mbështetet më së shumti në atë thënien e vjetër “armiku i armikut tim është miku im”, kombinuar edhe me mendësinë enveriste që gjithmonë e gjente të keqen te bashkëpunimi i armikut të jashtëm me atë të brendshëm, që janë ndër faktorët kryesorë kulturorë që na kanë lënë në mjerimin ku jemi.

PROBLEMATIKA E FITORES SË TRUMP-IT

Kush e ka ndjekur fjalimin e Trump-it ditën e betimit, nuk mund të mos dallonte shtyllën kryesore të politikës së tij të ardhshme: “America first” (Amerika para së gjithash). Gjatë gjithë fjalimit, lakimi i këtij togfjalëshi nuk na dha vizionin e një Amerike si violinë e parë e një orkestre që do të vazhdojë të luajë simfoninë e bashkëpunimit me aleatët europianë, por të një Amerike që kërkon të luajë solo, madje në kompeticion me të tjerët, madje, madje edhe duke fajësuar të tjerët se ata janë shkaktarët kryesorë të rënies amerikane, veçanërisht të varfërimit të shtresës së mesme.

Lexo edhe:

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

Gjithashtu, po të vesh re, fjalimi i Trumpit në vende aleate europiane si Franca, Italia, Gjermania, u mirëprit nga partitë e ekstremit të djathtë antiestablishment pikërisht pasi këto parti kanë në projektin e tyre kthimin e vendimmarrjes në duart e shteteve të tyre kombe, duke ia hequr atë Brukselit, madje dhe kthimin në monedhën e tyre kombëtare, sikurse edhe mbylljen e kufijve ndaj emigrantëve.

Pyetja e parë që duhet të shtrojnë partitë tona opozitare, duke parë këto zhvillime është: a kemi ne në programin tonë një premtim të tillë për Shqipërinë, të daljes nga projekti europian dhe, a do të ishte më mirë për Shqipërinë një program i tillë? Çuditërisht dhe joçuditërisht, ato nuk e ngritën fare këtë pyetje. U mjaftuan me faktin që Trump-i është armiku i armikut të tyre.

* * *

Pa dyshim kjo situatë krize është krijuar në Perëndim për shkak se i ashtuquajturi bashkëpunim nën emrin e globalizimit dhe liberizmit ka sjellë pasurimin e një grupi gjithnjë e më të vogël njerëzish në dëm të shumicës. Pa dyshim, ai që quhet “establishment”, si në SHBA, edhe në Europë, është përgjegjës për këtë krizë. Si nevojë e daljes nga kriza, një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në Europë ka gjetur fajtorin tek establishmenti dhe shpëtimin te kthimi në sovranitetin kombëtar, thuaj po deshe edhe solidariteti kombëtar. Partitë që i përfaqësojnë ata në Europë kërkojnë shpërbërjen e perandorisë euroatlantike, që u krijua pas Luftës së Dytë dhe shkatërrimin e projektit të Bashkimit Europian. Ata kanë hedhur parullën që popujt duhet të rifitojnë lirinë nga zgjedha e Brukselit. Nuk mund mos të të vijë ndërmend shpërbërja e Perandorisë Austro-Hungareze, e cila etiketohej nga lëvizjet nacionaliste të shek. XIX si “burg i popujve”. Në këtë kontekst, Trump-i nuk ngurroi që, në ditën e betimit, të deklaronte në prani të pesë ish-presidentëve, se po fillonte një epokë e re historike, ku pushteti zhvendosej nga Uashingtoni te populli. Është një parullë e bukur, por që e kemi parë të prononcohet nga shumë diktatorë gjatë shekullit XX.

* * *

Opinionet ndahen për sa i përket asaj se sa projekti i rikthimit në sovranitetin kombëtar, nëse realizohet, do të mund t’u sjellë të mira vendeve që po e promovojnë. Ky shkrim nuk i dedikohet kësaj teme. Këtu dua ta shoh këtë projekt në raport me projektet e partive tona dhe më gjerë, me pasojat që mund të ketë realizimi i tij për ne.

S’është vështirë të kuptohet se në rrafshin ndërkombëtar Trump-i premtoi kthimin e supremacisë së zbehur amerikane ndaj të tjerëve. Në rrafshin kombëtar do të konstatosh se ai është mbështetur fort nga amerikanët e bardhë, që në një Amerikë të përmbytur nga emigrimi i të gjitha racave dhe popujve, e të tradhtuar nga të bardhët liberistë dhe globaliste, janë ndierë gjithnjë e më të frustruar e kërkojnë rimarrjen e pushtetit të humbur. Ndërkaq, terma të tilla si bashkëpunimi apo solidariteti, qoftë edhe për sa u përket rreziqeve të përbashkëta si ato të ndotjes së planetit, nuk u dëgjuan fort në fjalimin e tij. Edhe në Europë, partitë e djathta i mëshojnë më së shumti egoizmit kombëtar, supremacisë së më të fortit dhe më të suksesshmit, jo solidaritetit apo bashkëpunimit.

Problemi për ne është se, nëse do të përpiqemi t’i gjejmë një vend vetes në një Europë që e ndan botën në shtete më të forta dhe shtete më të dobëta, në popuj superiorë dhe inferiorë, nuk do të duhej assesi ta duartrokisnim këtë politikë. Sepse, pavarësisht retorikëve lavdimadhe me të cilat na ka ushqyer ideologjia nacional – komuniste e Hoxhës dhe që i kemi ruajtur në diskurset brenda vendit, historia jonë tregon se jemi ndër ato vende europiane që kanë dëshpërimisht nevojë për solidaritetin e mbështetjen e vendeve të tjera. Kjo vërtetohet edhe me faktin se, me gjithë vetëmburrjen e ekzagjeruar, paradoksalisht, gjithmonë kemi ekzaltuar “vëllamin e madh” që na mbështet. Veçanërisht klasa politike që kemi sot, që aplikon politikën “ne vjedhim shqiptarët, ju na mbështesni të rrimë në pushtet” s’do të dinte as se si të sillej po t’i thuhej: tani s’të mbështes më, as do të merrem më me ty, merri të gjitha përgjegjësitë vetë. Madje, kemi vendosur të mbyllim edhe kufijtë tanë për shqiptarët e vjedhur.

Duke e parë klasën tonë politike si përfaqësuesen më të denjë të popullit, do të thosha se një fitore e projektit Trump do të ishte për shqiptarët sikur të na hiqeshin më në fund patericat me të cilat kemi ecur këtë çerekshekulli. Pyetja që duhet të shtrojmë është: a mund të na ndihmojë kjo që, më në fund, të mësojmë të ecim vetë, apo do të rrëzohemi e do të thyejmë qafën?

Do të ishte mirë që partitë tona opozitare të thelloheshin në këtë problematikë. Kurse të reagosh, sikurse reaguan ato, është njëlloj sikur brenda ekuipazhit të një anijeje të bëhet luftë se kush do të marrë drejtimin e saj dhe askush të mos shohë se, ndërkaq, anija është duke shkuar drejt theqafjes./Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025
SPORT

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025
AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
Para

FOTO/ A jeton me vjehrren miliardere Ledion Liço?

TË GJITHA

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025

Vodhi para në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

12:33 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com