Transferimi i Myrto Uzunit në La Liga ka qenë padyshim lajmi më i bujshëm i janarit për tifozët shqiptarë të cilët trashmë do të shohin sulmuesin e përfaqësueses kuqezi duke matur forcat në një nga kampionatet më të fortë në botë. Një lëvizje e jashtëzakonshme për lojtarin, për të cilin ka pritshmëri të madhe nga klubi i Granadës.
Kjo shihet edhe nga fakti që Granada ka shpenzuar rreth 3 milionë euro për kartonin e tij, një shifër relativisht e lartë duke parë situatën e futbollit spnjoll. Por edhe fakti se në klubin spanjoll kanë vendosur që të merrnin Uzunin e jo një nga yjet e rinj të sulmit të Juventusit, që shihet si një emër i me të ardhme të garantuar në futbollin botëror.
Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë bërë të ditur se Granada kishte kërkuar në dy ditët e fundit informacion për brazilianin Kaio Zhiorzh, të cilin Juventusi e kishte nxjerrë në treg duke dashur ta huazojë apo edhe ta shesë, pasi kishte marrë Vlahoviç dhe hapësirat për të do të ishin minimale. Por duket se Granada u bind më shumë nga Uzuni dhe hoqi dorë nga transferimi i Kaio Zhorzh gjatë ditëve së fundit së merkatos, duke firmosur me sulmuesin kuqezi kontratën që e lidh deri në vitin 2025 me këtë klub i cili po bën shumë mirë në La Liga. Pasi ra pista spanjolle, Juventusi vendosi të hiqte nga tregu Kaio Zhorzh, duke menduar të mbajë për t’u rritur në klub sulmuesin për të cilin fitoi në verë një betejë të ndezur me Milanin duke ia rrëmbyer nga duart para se të firmoste me kuqezinjtë.