Bekim Balaj do ta vazhdojë karrierën në Turqi, pas eksperiencës jo të mirë së fundmi në kampionatin rus.
Sulmuesi shkodran është bashkuar sërish me Odise Roshin, këtë herë të Boluspor në ligën e dytë turke.
Balaj gjen atje tre shqiptarë që luajnë rregullisht, pasi pjesë e Boluspor janë edhe portieri i kombëtares Gentian Selmani dhe sulmuesi anësor, Dejvi Bregu.