• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender skandaloz i Bashkisë Tiranë, djali fiton kundër babait procedurën 100 mln lekë

18:07 : 29/01/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dy biznesmenë, babë e bir, kanë konkuruar kundër njëri-tjetrit në tenderin mbi 100 milionë lekë të vjetra të zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës për tabela sinjalistike për Parkimet e Rezidentëve.

Në fund, tenderi është fituar nga kompania e të riut Stefan Çaçi, “SI-SI.AL”, e cila kishte përballë kompaninë “RSM” në pronësi të babait të tij, Nikolla Çaçi.

Në foto: Rezultati i tenderit të zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

Lexo edhe:

No Content Available

E gjithë procedura është në shkelje flagrante të ligjit “Për Prokurimit Publik”.

Ky ligj, në nenin 19 të tij, parashikon se përbëjnë konflikt interesi rastet kur për të njëjtën procedurë konkurojnë mes tyre kompani në pronësi të personave familjarë me njëri-tjetrin.

Në këto situata, Autoriteti Kontraktor duhet të refuzojë ofertat, para se të zhvillohet tenderi.

Por, në rastin konkret, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka zhvilluar procedurën dhe në 24 Janar 2022 ka botuar rezultatet në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Agjencia e Parqeve shpalli në fillim të Dhjetorit 2021 tenderin për “Plotësim me Sinjalistikë i Blloqeve të Parkimit të Rezidentit”, me fond limit 106 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Në procedurë morën pjesë bashkimi i operatorëve “Eral Construksion” dhe “SI-SI AL” nga njëra anë, e cila paraqiti ofertën 91 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Përballë tyre ishte shoqëria ‘RSM” shpk, e cila paraqiti ofertën me vlerë 99 milionë lekë të vjetra.

Në përfundim, fitues u shpall konkurrenti me ofertën më të ulët. Procedura do të ishte normale, në rast se konkurentët ishin babë e bir.

Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon se autoritetet kontraktore, pasi vihen në dijeni për lidhjet familjare mes konkurentëve rivalë, i njofton ata për përjashtimin nga procedura.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit nuk e ka ndërmarrë një masë të tillë, megjithëse i njeh shumë mirë të dy kompanitë e përfshira në këtë procedurë.

Në foto: Ligji për Prokurimet nuk lejon konkurrimin ndërmjet personave të familjes

Shoqëritë “SI-SI AL” dhe “RSM” kanë qenë pjesëmarrëse frekuente në tenderat e zhvilluar nga kjo strukturë, por edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, të dyja struktura në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Kompania “RSM” është krijuar në vitin 2013 dhe zotërohet nga Nikolla Çaçi.

Ndërsa kompania “SISI AL” është krijuar në vitin 2007 dhe është në pronësi të djalit të tij, Stefan Çaçi, i cili ishte vetëm 18 vjeç kur u regjistrua në listën e biznesmenëve në Shqipëri.

Etiketa: skandal tender bashkia boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ndryshon stadiumi, Skënderbeu-Teuta nuk do të luhet në Korçë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com