• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Auditorët e BE: Ndihma 700 mln euro për shtetin ligjor në Ballkan nuk ishte efikase, Shqipëria e fundit në rajon

08:33 : 28/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Ndihma e Bashkimit Europian prej 700 milionë eurosh për avancimin e reformave me synim sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka pasur shumë pak ndikim, sipas një raporti publikuar nga Gjykata Europiane e Auditorëve këto ditë.

Gjatë viteve 2014-2020, Bashkimi Europian disbursoi një shumë prej 690 milionë eurosh për forcimin e shtetit ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfituesit më të mëdhenj ishin Serbia dhe Shqipëria përkatësisht me 246 dhe 134 milionë euro.

Gjykata Europiane e Auditorëve vërejti se, në rajon janë bërë reforma teknike dhe operacionale, por mungon vullneti politik dhe angazhimi për t’i zbatuar këto reforma.

Mbështetja e BE-së ka qenë e pamjaftueshme të trajtojë problemet e vazhdueshme, në fusha të tilla si pavarësia e gjyqësorit përqendrimi i pushtetit, ndërhyrjet politike dhe korrupsioni, thonë auditorët.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova janë kandidate potenciale për anëtarësim në BE. Megjithatë, të gjithë ata vazhdojnë të përballen me probleme në lidhje me shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore. Për më shumë se dy dekada, BE-ja është përpjekur për t’i ndihmuar në zbatimin e agjendës së tyre reformuese, por situata nuk është përmirësuar, përkundrazi.

Lexo edhe:

No Content Available

Raporti publikoi një tabelë ku tregon cilësinë e indikatorëve të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor. Grafiku më poshtë tregon se Shqipëria ka cilësinë më të dobët të qeverisjes në Rajon dhe gjithashtu është e fundit në indeksin e zbatimit të ligjit.

Ndihma e BE-së u fokusua në dy drejtime, së pari mbështetje financiare (në shumë prej rreth 700 milionë euro ndërmjet 2014 dhe 2020) dhe së dyti, dialogu politik.

Raporti i Auditorëve vërejti se BE-ja e ka shfrytëzuar shumë rrallë instrumentin e pezullimit të ndihmës në rastin kur përfituesit nuk respektuan parimet bazë të demokracisë, sundimit e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Auditorët vërejnë se mbështetja e BE për shoqërinë civile është e pamjaftueshme në plotësimin e nevojave të sektorit dhe kryesisht bazohet në projekte afatshkurtra.

Audituesit rekomanduan rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile dhe gazetarët në rajon, dhe gjithashtu te aplikohen kushte për disbursimin e fondeve për reformat ligjore.

Shumë qeveri të BE-së e shohin vendosjen e standardeve të larta demokratike në Ballkanin Perëndimor si të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë e vetë bllokut, veçanërisht pasi të gjashtë vendet në rajon aspirojnë t’i bashkohen BE-së në të ardhmen.

Përparimi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar në procesin e anëtarësimit. Reformat e vazhdueshme humbasin besueshmërinë, nëse nuk japin rezultate të prekshme, vlerësuan auditorët.

/Monitor.al/

Etiketa: Ndihma 700 mln euro për shtetin ligjor në Ballkan nuk ishte efikaseShqipëria e fundit në rajon

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Skandali i fotos në shtrat/ Ana Lleshi dhe Arjon Luli do të përballen në gjykatë (Foto)

TË GJITHA

Ndërron jetë komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

21:32 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025

Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri

20:06 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com