Këngëtarja Beatrix Ramosaj u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten dhe që prej asaj dite nuk ishte shfaqur në rrjete sociale dhe refuzoi ftesën për të qenë pjesë e “Fan Club”. Dojna Mema bëri të ditur se këngëtarja është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht.
Së fundmi, ka reaguar vetë Beatrix me një postim në profilin e saj në Instagram. Trixa shkruan se ende po mundohet të përshtatet me botën jashtë Big Brother dhe ka lexuar sesi është parë marrëdhënia e saj me Donaldin, por sërish do hidhej bashkë me të nëse ai do i jepte dorën.
“Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për te gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushe me lule, tranzicioni ne jetën reale sigurisht ka vështirësi por kam fatin te jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore te rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohe që të ri-gjej gravitetin tim. Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha. Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë ne sfidën e lajmeve i qëndroj mendimit qe ai duhet të fitoj BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qene pro edhe deri diku ata kundër – duke qenë se marrëdhënia jone ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë. Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse Donaldi do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë. Bekime dhe dashuri për te gjithë ju”– ka shkruar Beatrix.
View this post on Instagram