Avokati Genc Gjokutaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “PUSHTETI”, me Juela Meçanin, për të folur për situatën politike në vendin tonë.
Teksa fliste për audiopërgjimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka bërë të qartë se kërkon të rrëzojë nga kreu i FSHF-së Armand Dukën , Gjikutaj u shpreh se kjo mazhorancë nuk duron dot mendimin ndryshe, prandaj ne rrezikojmë të shkojmë drejt një diktature moderne.
“Kjo mazhorancë e ka pasur të programuar rrugën e kontrollit që në krye të herës. Kjo mazhorancë, si ai bari që i merr frymën bimëve të tjera, ka filluar së pari me lojërat e fatit, pastaj me kanabizimin, me drejtësine, lejet e ndërtimit. Fytyra e shtetit në lidhje me respektimin e të drejtave të individit duket që në shtatzaninë e tij, që janë zgjedhjet. Mbi këtë shkelje vazhdon gjithçka, i një pushteti që në vite ka zaptuar gjithçka. Ky pushtet ka dalë nga realiteti. Këta nuk durojnë dot diçka të veprojë në mënyrë të pavarur. Këta nuk durojnë dot mendimin ndryshe. Jemi në moment tepër kritik. Një shtet që sillet ndaj pronës private si pushteti komunist në vitin 46. E drejta e jetës dhe banimit janë të drejta bazike që ky shtet duhet t’i garantojë qytetarëve. Historia e Shqipërisë është histori e dhimbshme e larë në gjak gjatë diktaturës. Ne rrezikojmë të biem në një diktaturë moderne ku shteti flet për të drejtat e njeriut, në fakt është po ky autori i shkeljes së këtyre të drejtave”, tha ai.
Ndër të tjera, Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka blerë ccdo gjë, përfshirë këtu dhe opozitën, duke shtuar se Lulzim Basha do të mbahet mend si Nastradini i politikës.
“Ky shtet shoqeritë civile i ka kthyer në çështje penale. Shtetasit janë të frikësuar ndaj dhunës së pushtetit. Meqë përmendet 5 Majin, dua të sqaroj se banorët nuk janë kundër qeverisë, por i kanë kërkuar t’i japë shtëpite me akt të shkruar. Ata kanë kërkuar në cilin pallat do jetojnë , në cilin kat. Ata kanë të drejtën të dinë ku do jetojnë. Ata nuk janë kundër shtetit por kundër mohimit të pronës. Pushteti po shkon drejt një centralizimi. Blerja e opozitës, e votave, shoqerisë civile, grupeve të interesit, të centralizuar në një dorë. Kjo tregon frikë të madhe. Opozita është blerë. Pushteti i pakufizuar i mazhorancës, që filloi me blerjen e opozitës, mediave. Vendi është pa opozitë. Dëmi më i madh që kjo opozitë i ka bërë shtetit shqiptar është se i ka hequr te drejtën për të zgjedhur. Ruajtja e kryetarit të opozitës nga policia e shtetit nga votuesit e vet është e paprecedentë. Lulzim Basha do të hyjë në histori si Nastradini i politikës, sepse është shumë e turpshme që votuesi, ai që të ka dhënë mandatin ty, të dalë të kritikojë dhe protestojë, dhe pushteti të ruajë opozitën nga familja e vet politike”, deklaroi ai.