Alvisa Qarri ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas ndarjes nga Bashkimi. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: “Ku kanë arrit”. Pas disa minutash, ish-konkurrentja e “Për’puthen” është penduar dhe e ka fshirë postimin i cili u mor si përgjigje ndaj ish të dashurit të saj Hysenit dhe disa konkurrentëve të “PP”.
Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme.
Pas ndarjes së tyre nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit.
“Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”– ka shkruar Hyseni.
Dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” hodhën dyshimet se Alvisa e ka tradhtuar.
Edi tha: “Është tradhtuar 100%”, ndërsa Ana LLeshi u shpreh: “Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.”