Alvisa dhe Bashkimi ishin të ftuar në rubrikën “N’fermë” një javë më parë ku lanë të kuptohej se marrëdhënia e tyre po shkonte për bukuri dhe se ishin shumë të dashuruar.
Mirëpo së fundmi Bashkimi ka deklaruar ndarjen nga Alvisa duke i habitur të gjithë. Ai ka publikuar një status në rrjete sociale, ku ka shkruar se gjërat nuk po ecnin mes tyre.
“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon”, ka shkruar Bashkimi.