• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj kërkoi hetim ndërkombëtar, Duka: Lalit i duket vetja Sherlok Holms

15:44 : 23/01/2022
në AKTUALITET, SPORT

Kryebashkiaku Erion Veliaj po tërheq vëmendjen me ndërhyrjet që po bën në zgjedhjet për Presidentin e FSHF. Veliaj po shfaqet më i zjarrtë se në fushatën zgjedhore të fundit, kur kërkonte vota për mazhorancën socialiste.

Erion Veliaj i cili drejton Bashkinë e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, përcolli paraditen e sotme një lajm të gatshëm në media, ku shkruante se do të kërkonte hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për Armando Dukën në FSHF.

Veliaj thoshte se ‘kishte angazhuara një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë’.

Pas këtij lajmi të gatshëm nga zyra e Veliaj, ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit, që e cilëson këtë lajm si një letër qesharake dhe fletërrufe.

Reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Lexo edhe:

Zemërim, xhelozi e probleme me partnerin! Javë është e vështirë për këto 3 shenja

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

Po i drejtohemi sot komunitetit të futbollit dhe opinionin pas letrës qesharake të shpërndarë nga Bashkia Tiranë në media për një hetim ndërkombëtar e galaktik ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në atë fletërrufe janë formuluar akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia vepronte me urdhra politik.

Kjo balonë tymuese e lëshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ne duam të garantojmë kandidatët, anëtarët tanë, si edhe të gjithë pretendentët për kandidat se ofrojmë dhe garantojmë të gjitha kushtet për një garë të ndershme, të pastër dhe mundësinë për të zgjedhur të lirë nga ndikimi politik dhe kriminal.

Pas tentativave të vazhdueshme të dështuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcënuar anëtarët tanë dhe pasi vrapuan të dalin në foto me viktimën që sapo e kishin kërcënuar duke dështuar publikisht, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshirjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit.

Nëse deri pak orë më parë sulmonte për investime të munguara në infrastrukturën futbollistike të kryeqytetit, pas diskretitimit me fakte publike sot kryetari komunës që ndihet Superman dhe Sherlok Holms, në delirin e pushtetit u shfaq si Kryeministër, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, shef i Shërbimit Informativ Kombëtar, President i UEFA-s apo FIFA-s. Natyrshëm lind pyetja: nëse ka indicie, të dhëna, prova për kandidatët për garën në FSHF pse nuk i dërgon në organet ligjzbatuese por ndjek teknikën e shantazhit publik. Pse këto indicie, prova apo të dhëna ja ka fshehur drejtësisë duke kryer një vepër penale?

Bëhet e qartë se ky është një kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit sepse provat depozitohen në organet ligjzbatuese dhe jo në media. Kjo ka për qëllim të vetëm krijimin e një klime tensioni në këtë garë. Ne nuk hyjmë në të tilla diskutime qesharake sepse ne jemi institucioni që kujdeset për futbollin shqiptar dhe jo për marrëdhëniet me OKB-në apo NASA-n që ka kontaktuar krye-komunari për ta bërë hetimin të duket galaktik.

Me cilin tagër Bashkia e Tiranës sillet si hetuesi e kohës së diktaturës ndërkohë që ajo ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti që po i betonizohet territori dhe po i zhduken fushat ku duhet të luajnë fëmijët?

Autogoli mediatik i Bashkisë së Tiranës vërteton ndërhyrjen e dënueshme të saj për të prishur zgjedhjet, të denoncuar nga federata. Ne jemi të sigurt se komuniteti i futbollit në vend do ta konsiderojë në pozicion ‘jashtë loje’ sulmin e Bashkisë së Tiranës ndaj lirisë së zgjedhjeve dhe se nuk do të intimidohet fare nga abuzimet mediatike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Përkundrazi, qetësisht do të shkojë në votime duke qenë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë të panegociueshme me asgjë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Zemërim, xhelozi e probleme me partnerin! Javë është e vështirë për këto 3 shenja

09:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

09:09 : 29/07/2025
AKTUALITET

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025
RAJONI

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025
Para

SPAK pushon hetimet për shtatë ish-zyrtarë të lartë të drejtësisë

TË GJITHA

Zemërim, xhelozi e probleme me partnerin! Javë është e vështirë për këto 3 shenja

09:15 : 29/07/2025

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

09:09 : 29/07/2025

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com