• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Studimi: Rritja e taksave për pagat e larta nxiti evazionin fiskal

09:35 : 25/01/2017
në EKONOMI

Sipas të dhënave të tjera krahasuese, Shqipëria mban rekord në rajon për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta.Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%….

Punonjësit shqiptarë me paga të larta, ndryshe nga ata të Kosovës e Maqedonisë, janë më të pritur të mos deklarojnë të ardhurat e tyre, duke preferuar të qëndrojnë të padeklaruar.

Rezultati ka dalë në studimin “Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”, të realizuar nga CRPM në Maqedoni, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri dhe D4D në Kosovë.

“Sistemi tatimor progresiv i implementuar në Shqipëri, pa masa pozitive për të nxitur punonjësit me paga të larta të deklarojnë punën dhe paguajnë taksat e tyre, mendohet të rrisë nxitësit për aktivitete të fshehura ekonomike d.m.th evazion fiskal”, thuhet në studim.

Të anketuarit në studimin e përbashkët  janë pyetur nëse janë dakord me pohimin “Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët”.

Lexo edhe:

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

Përgjithësisht pritet që individët me të ardhura më të ulëta të kenë më shumë të ngjarë të ndajnë opinionin se ata do të preferonin të ishin punonjës të padeklaruar me një pagë më të lartë, sesa të deklaruar me një pagë më të ulët. Megjithatë për Shqipërinë rezulton se se niveli i pranimit rritet për individët më të ardhura të larta (>728 euro) dhe më shumë prej tyre ka të ngjarë të bien dakord me këtë opinion sesa individët që i përkasin kategorisë së mëparshme të të ardhurave (shih grafikun).

Të dhënat për Shqipërinë megjithatë tregojnë një histori të ndryshme nga Kosova dhe Maqedonia. Në përgjithësi ajo që konstatohet për Maqedoninë dhe Kosovën është se në rastin e mos rënies dakord me pohimin (Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët)  kurba ka tendencë rritëse me rritjen e nivelit të të ardhurave. Në Shqipëri, punonjësit shqiptarë që jetojnë në familje që fitojnë deri në 728 euro, pajtohen dhe nuk pajtohen me deklaratën, në përqindje relativisht të ngjashme me atë që mund të shihet në Maqedoni dhe Kosovë. Por, niveli i pranimit, bie nga 65% në 61% për punëmarrësit më të pasur, që kanë të ardhura më të mëdha se 728 euro. Pra në rastin e Shqipërisë, me rritjen e nivelit të të ardhurave ulet mospranimi me deklarimin e sipërpërmendur.

Sipas studimit, mund të ketë shumë faktorë të ndërthurur, që janë përgjegjës për këtë mospërputhje, por njëri prej tyre mund të jetë i lidhur me faktin se që nga viti 2014 Shqipëria anuloi taksën e sheshtë 10% të tatimit mbi të ardhurat dhe zbatoi tatimin mbi të ardhurat progresive prej 13% për të ardhurat mes 220 dhe 950 euro, si dhe një tatim i të ardhurave prej 23% e të punësuarve me të ardhura më të mëdha se 950 euro . Tatimi progresiv i të ardhurave është një barrë shtesë e taksave, që mund të nxisë punonjësit me të ardhura më të larta, të kenë një qëndrim negativ ndaj formalizimit të bizneseve të cilat nga ana tjetër mund t’i bëjnë ata që të kërkojnë mënyra se si të shmangin e të mos deklarojnë aktivitetin e tyre ose masa të tjera për të shmangur pagimin e taksave, pavarësisht se i kanë mundësitë për ta bërë këtë.

Rezultatet e sondazhit

Duke vlerësuar nivelin e pranimit me deklarata të ndryshme që lidhen me ekonominë e fshehur, atëherë bëhet e qartë se niveli aktual i kënaqësisë me pagën e tyre, për shumë punëtorë, është shumë më i rëndësishëm se siguria afatgjatë, që lidhet me kontributet shoqërore dhe shëndetësore të paguara rregullisht. Specifikisht, 22.1% e të anketuarve në Maqedoni janë përgjigjur se preferojnë të jenë punëtorë të padeklaruar me një pagë më të lartë, se sa punëtorë të deklaruar me një pagë më të ulët, 22.7% në Shqipëri dhe, mjaft interesante, vetëm 7% në Kosovë. Kosovarët kanë perceptime pozitive mbi ekonominë formale dhe e shohin atë si më të qëndrueshme në terma afatgjatë, duke pasur parasysh përfitimet që ata do të kenë në aspektin e kontributeve të pensionit.

Mospajtimi me deklaratën  (Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët)  nga ana tjetër është i fortë në të gjitha këto tre vende që variojnë nga 65.3% e të punësuarve në Maqedoni (përmirësim nga 58.6% në vitin 2014), 58.5% e të punësuarve në Shqipëri, dhe 69.1% në Kosovë.

Midis 67% dhe 72% e të punësuarve maqedonas nuk pajtohen me deklaratën (Do të preferoja të isha një punonjës i padeklaruar me një pagë më të lartë sesa i deklaruar me një rrogë më të ulët) ndërsa midis 22% dhe 17% prej tyre pajtohen me deklaratën në mënyrë të ngjashme në të gjitha nivelet e të ardhurave të familjes. Kjo tregon një përmirësim të madh nga viti 2014 (sheshimi i kurbave marrëveshje / mosmarrëveshje), veçanërisht në nivelet e të ardhurave të familjes që luhaten nga 0 deri në 325 euro.

Punonjësit e Kosovës duket se po ndjekin perceptime të ngjashme si ata në Maqedoni në vitin 2014, që shkon në favor të argumentit se problemi i punës së padeklaruar është në masë të madhe i lidhur me nivelet e larta të varfërisë dhe është në të vërtetë një mekanizëm përballues i përdorur nga individët që përpiqen që të mbyllin nevojat e tyre me financat që kanë. Megjithatë, ky lloj mendimi dhe sjellja e tij konsekuente rrit rrezikun, që grupet e pafavorizuara ekonomikisht të jenë edhe më shumë në rrezik, kur vjen nevoja për pagesa sociale.

Të dhënat e paraqitura në studim janë të bazuara në tre pyetësorë të popullsisë me metodologji identike, me përfaqësim rajonal dhe demografik të kryera në Maj dhe Qershor 2016 në Maqedoni (1097 pjesëmarrës), Shqipëri (1102 pjesëmarrës) dhe Kosovë (1100 pjesëmarrës).

Shqipëria, taksat më të mëdha mbi pagat e larta në rajon

Sipas të dhënave të tjera krahasuese, Shqipëria mban rekord në rajon për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Edhe Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%.

Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt i përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro. Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%).

Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

te ardhurat nga paga te deklaruara

krahasim rajoni

Lajme të lidhura

RAJONI

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025
SPORT

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025
AKTUALITET

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025
Para

Qeveria Rama nuk u jep paratë kompanive që punojnë. Krijohen 24 mln euro borxhe për vetëm pak muaj

TË GJITHA

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com