• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Alfred Lela përplaset me Henri Çilin: Pse se përtypa dot linjën editoriale të Mapo

22:27 : 24/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Për herë të parë, botuesi Henri Çili dhe gazetari Alfred Lela përballen live për linjën editoriale, median, tregun, lirinë dhe parimet, pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i mediave ‘Mapo’.

Të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasilin në “News 24”, botuesi Henri Çili dhe gazetari Alfred Lela nuk kanë lëvizur shumë nga pozicionet e tyre të mëparshme që janë bërë publike edhe në media. Ndërsa Çili pretendon se Lela ka dështuar në realizimin e zotimeve të marra në kontratë, ky i fundit i qëndron ndryshimit të linjës editoriale.

“Unë vazhdoj të them që janë të dyja edhe mbarim kontrate dhe ndryshim i linjës. Unë dhe Henri kemi konsumuar disa kontrata, ajo që mbaroi më 31 dhjetor ishte ofertë për të vazhduar me një linjë të tillë, sa nuk mund të përtypej prej meje. Unë do mbaja linjën: Rama është reformator dhe i duhet të marrë edhe një mandat të dytë. Kam qenë me zotin Çili në këtë krah të tryezës edhe para 3 vitesh. Dua të them se dinamika e ndryshimit është e tillë sa nuk ma lejonte të isha në anën e kundërt të tryezës”,- tha Lela në nisje.
Duke sqaruar largimin, Lela tha se nuk e ka armik Çilin dhe se jeta për të do vazhdonte.
“Kam thënë largohem sepse linja editoriale më detyron të them se: Rama duhet të marrë një mandat të dytë se është reformator, unë nuk e them dot këtë. Por jeta vazhdon, nuk inskenoj dot armiqësi…Dua të flasim për kuptimin tim të një linje editoriale, ta sqarojmë ku nuk jemi takuar dhe pse jemi ndarë”,- shtoi ai.

Ndërkohë, Çili nga ana e tij ngulte këmbë se nuk ka ndryshuar linjën editoriale, por shton se: “Thelbi i diskutimit është i tillë, mekanizmat e mediave shqiptare ndryshojnë. Ne do ndahemi gjithnjë e më shumë duke na marrë rolin që na takon. Disa njerëz do shkojnë në të njëjtën vijë me pronarin, analistët në profilin e tyre, asnjë rol nuk është për t’u sharë. Mapo është një media e vogël ideologjike. Në kuptimin tim nuk e kam ndryshuar linjën editoriale. Unë vjet në 4 janar kam bërë editorialin e famshëm që reformizmi në 2016 të mos ndryshojë si në 1936. Cilën ide ka ndryshuar media Mapo? Ne jemi një media aq modeste për zhurmën që është krijuar. Në kuptimin tim linja editoriale nuk ka ndryshuar”.

 

Lexo edhe:

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

 

DEBATET
Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku:
Botuesi Henri Çili dhe të tjerë e bëjnë këtë për t’i bërë shërbim Ramës dhe për të pasur përftime të paligjshme të tjera. Qeveria ushtron presione nga më të ndryshmet, përmes pronarëve, moderatorëve, për të kontrolluar gjithë sistemin mediatik. Është sistem propagande, i dështuar nëse nuk është i orkestruar. Të gjitha mediat, dhe format e komunikimit janë të orkestruara. Sikur një media të jetë e lirë, shkatërron gjithë mjedisin e mediave të tjera.

Henri Çili:
Mendoj se këto akuza i përkasin dhe shumë pronarëve të tjerë. Kanë dhe pronarët halle dhe shqetësime (qesh). Nuk ekziston asnjë formë, as e supozuar, as e dyshuar e një interesi ose presioni të qeverisë mbi rastin ‘Lela’ pasi është gënjeshtër që nuk qëndron. Ngjarjet kanë specifikën e tyre dhe kanë kontekst ku vendosen. Ky 4 vjeçar, mënyra se si kanë ardhur debatet në redaksi, evoluimi i opozitës-pozitës, ato që ka bërë opozita dhe Rama, kemi ardhur në një përfundim se për situatat aktuale është se më i sigurt përfaqësimi nga Edi Rama.

Mark Marku: Ju doni ta bëni këtë publik idiot. Ti do të thuash se idetë e Berlusconit duhet t’i ketë dhe gazetari i tij?!.

Henri Çili: Idetë e gazetarëve të Berlusconit ndryshojnë shumë.
Mark Marku-Çilit: A ke studiuar në Francë?

Henri Çili: Po.
Mark Marku: Gazetari në Francë ka të drejtë që mos të bëjë një shërbim kur është kundër asaj çështje. E drejta e ushtrimit të profesionit është e shenjtë dhe nuk ndërhyn e drejta e pronarit.

Henri Çili: Në gazetën Mapo kemi dhe rubrikë, si ajo e Armando Shkullakut, që nuk mendon si unë.

Mark Marku: Nuk hiqet në botë asnjë gazetar vetëm për bindjen. Ju mund të bënit një kalim të butë.

Henri Çili: Liria e mendimit nuk ka të bëjë me një kontratë drejtori. Një nga pikat e kontratës ka qenë linja editoriale.

Alfred Lela: Unë kam qenë në atë gazetë që nga numri ‘0’ i saj. Jam ndryshe nga Shkullaku. S’dua ti them të gjitha dinamikat.
Moderatorja: T’i themi..

Alfred Lela: Çili, ndoshta kam ndryshuar unë. Nëse ka pasur gisht qeveria, këtë se di. S’kam asnjë fakt. Më ler ta sintetizoj. Nëse unë dhe ti dalim tani jashtë dhe shohim se ka një klimë të ftohë, unë besoj se këtë klimë e sjell Zoti e ti natyra. Po ne nuk e shohim as Zotin e as natyrën. Kjo klimë që ne e ndjejmë se bën ftohtë ose ngrohtë, ka sjell këtë. Unë s’kam asnjë fakt nëse ka pasur dorë qeveria. E më thënien e Galiletit unë them: Klima është aty!

Henri Çili: Nuk ka asnjë ndryshim të politikes editoriale. Po, identiteti, planet, interesat, fryma intelektuale e zotit Lela kërkon dhe të ndjek një fushë tjetër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025
Para

Gara për Avokatin e Popullit/ Altin Goxhaj njofton padi ndaj deputetit Fatmir Xhafaj

TË GJITHA

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com