Prej mbrëmjes së djeshme e deri në këto momente fronti i ftohtë solli reshje të cilat u regjistruan në stacionin meteorologjik Lezhë prej 70mm, në Elbasan 31mm e në pjesën tjetër të vendit nën këto vlera, njofton SHMU.
Qyteti i Peshkopisë ka patur sasinë prej 14cm reshje bore si dhe Korca 4cm.
Ka nisur kthjellimi në veri të territorit e kjo do të vijojë orë pas ore. E pranishme do të jetë era e vrullshme veriore kryesisht në bregdet.
Këto masa do të sjellin ngrica të mëtejshme në orët e ardhshme por edhe ditën e nesërme duke bërë që temperaturat të parashikohen: në zona malore -11 deri -2°C në zona e ulëta -3 deri 5°C në zona bregdetare -1 deri 5°C