Lidhja Demokratike e Gruas Dega Durrës ka denoncuar një takim të fshehtë që po organizohet nga njerëz të deputetit Basha, në kuadër të riorganizimit të kësaj dege.
Në postimin e saj në Facebook, kjo degë ka njoftuar se LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në Tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021.
Gjithashtu, sipas kësaj dege, çdo proces jashtë atij të zhvilluar do të konsiderohet nul.
Postimi i plotë i LDGSH, Dega Durrës:
DEKLARATË PËR SHTYP
Nga: Kryetaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Dega Durrës
Sic edhe përcakton Neni 58 I Statutit të PDSH dhe Statuti I LDGSH, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është një organizatë partnere e PDSH, e pavarur. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të LDGSH përcaktohen në Statutin e LDGSH.
Organizimi i strukturave të LDGSH, sic edhe Statuti I PDSH dhe LDGSH përcakton, bëhet nga vetë organizata. Askush, as Kryetari I PDSH, asnjë grup ilegal pune I krijuar prej tij nuk mund të përcaktojë apo të ndërhyjë në mënyrën e organizimit apo funksionimit të LDGSH.
Në këtë linjë, pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e lidershipit aktual të PDSH, Kuvendi Kombëtar I PDSH I dit 11 dhjetor miratoi në mënyrë unanime edhe një rezolutë e cila njeh autonominë e plotë të dy organizatave partene LDGSH dhe FRPD.
Ndryshimet në statutin e PD të miratuara nga Kuvendi I dt 11 dhjetor, riafirmojnë pavarësinë dhe autonominë e funksionimit të organizatave partnere, duke ju dhënë hapësirë më të madhe në vendimmarrje forumeve të grave dhe të të rinjve të PDSH, njohur rolit e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.
LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në Tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021.
Në LDG Durrës gjate procesit të fundit zgjedhor:
– janë anëtarësuar mbi 500 zonja
– janë zhvilluar zgjedhjet në 34 grupseksione me parimin një anëtare-një-votë;
– jane kryer kuvendet e degëve ku jane zgjedhur 4 zonja kryetare:
KZAZ 21, Aishe Gashi
KZAZ 22, Dorilda Mara
KZAZ 23, Ledia Shtufi
KZAZ 24 Besa Cani
Askush nga ne drejtueset e LDG Dega Durrës nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk i ka përfunduar mandati. Jemi në detyrë, të cilën në kohëra të vështira opozitarizmi po e kryejmë me përgjegjësi të plote.