Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në SPAK, Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, lidhur me dhunën në protestën e 8 janarit.
Në kallzimin penal të depozituar në Prokurorinë Speciale, Komisioni i Rithemelimit akuzon Bashën dhe Bardhin për dhunën e ushtruar, shkeljen e ligjeve mbi përdorimin e lëndëve helmuese, shkatërrim prone etj.