• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’ka veresie Pasha Edi, mbaj qylafin e kuq në kokë

17:58 : 17/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

I thonë 525 shtëpi Pasha Edi, që përkthehen në votë nga halli për pashallëkun tënd periferik dhe sot ishte dita që sevapin ta kthesh në jazëkun tënd. Ashtu ndodhi. Rama nuk mori lavdinë, as epiqendrën e propagandës, por turpin personal që se ka problem ta hajë me bukë e nëse nuk shtuhet lehtë një banane Venezuele do treste gjithçka. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, u prit me nderimet më të mëdha ceremoniale shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Gjuha e trupit e tradhtoi Pashain tonë.

Shpresoi se do merrte vëmendjen në inagurimin e 525 shtëpive të ndërtuara falas nga qeveria turke, por në fakt sot u shënjua dhimbja jonë si komb dhe përçudnimi i kreut të qeverisë shqiptare që më shumë se u nderua, u përbuz nën batakçillëkun qeveritar.

Është përkujtimorja e 554-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Pak kilometra larg tokës ku Erdogan u prit me nderime nga Pashai lokal, ndodhet vendi ku u prehën eshtrat e Skënderbeut, që më vonë u përdhosën nga ushtria pushtuese Osmane. As edhe një ceremoni shtetërore për këtë datë përkujtimore, por edhe nëse do të ndodhë do jetë një shpëlarje duarsh pasi ke gjakosur historinë e vendit.

Rama sot, ndryshe nga herët e tjera doli i vogël. Ra nën mitin e tij të rremë dhe e kuptoi se veresie nuk ka. Veresi ka marrë vetëm pushtetin me ndihmën e mikut Erdogan që përtej sevapit kërkonte ndikimin që e ka shtrirë frikshëm, edhe për brezat që do të vijnë. Në sy Ramës i tha se qeveria shqiptare duhet të punojë më shumë me atë turke për të “shkatërruar organizatën terroriste Feto”. Rama uli kryet dhe miratoi në heshtje këtë kërkesë të përsëritur. Me sytë nga Stambolli i zonës së “Anadollit” Pashait lokal iu hoq taxha me stoli dhe iu vendos një “kësulë e kuqe”, e ngjashme me atë që mbanin ushtarët në vitet e fundit të Perandorisë Osmane.

Lexo edhe:

No Content Available

Shtëpi falas, spitale falas, por haraçi duhet kthyer, jo më në borxhin monetar, por atë moral dhe mbi të gjitha gjeostrategjik. Ndikimi turk në vendin tonë nuk është krijuar vetëm kohët e fundit, por është një vijimësi që shkon në brezat e rinj që po rriten sot. Këtë peshqesh kemi nga Rama, që për hir të pushtetit fort personal ka nxjerrë në Pazar interesin kombëtar.

Ndalu beg i vogël, sepse hendeku është i madh dhe sorollopi periferiferik nuk e kapërcen dot, pavarësisht shalëve të gjata me të cilët mburret. Rruga që Rama na ka shtruar është vetëm  “Dumbabiste”. Nuk ka asnjë aneks që të shpie në Bruksel, por vetëm një supersradë me dy drejtime: Ankara-Beograd.

Ky ask është shtruar që nga viti 2013. Rama shpresoi të nderohej si Pasha por në fund doli një yzmeqar për oborrin e “Sulltanit”. Qylafi i kuq i mbeti mby krye!

Etiketa: edi pasha boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Ju gjendet kokainë poshtë krevatit, arrestohet çifti shqiptaro-moldav

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com