• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ish-presidenti ukrainas mbërrin në Kiev për t’u përballur me akuzat për tradhti

16:11 : 17/01/2022
në BOTA

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, mbërriti në Kiev të hënën për t’u përballur me akuzat për tradhti, një çështje që ai thotë se është sajuar nga aleatët e pasuesit të tij, Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Në një qëndrim të shkurtër në pikën e kontrollit kufitar, pasi mbërriti me avion nga Varshava, ai akuzoi rojet kufitare se i morën pasaportën. Më vonë ai doli përpara një turme mbështetësish që qendronin jashtë aeroportit.

Kthimi i zotit Poroshenko krijon mundësinë për një përballje me qeverinë e zotit Zelenskiy. Kritikët thonë se kjo çështje krijon një shpërqendrim të pamenduar mirë, në një kohë kur Ukraina po përgatitet për një ofensivë të mundshme ushtarake nga Rusia dhe po u bën thirrje aleatëve perëndimorë për mbështetje.

Diplomatët perëndimorë bënë thirrje për unitet politik në Ukrainë para mbërritjes së zotit Poroshenko.

Petro Poroshenko po hetohet rreth dyshimeve për tradhti lidhur me financimin e luftëtarëve separatistë të mbështetur nga Rusia përmes shitjes së paligjshme të qymyrit gjatë kohës që ishte në detyrë në vitet 2014-2015. Partia e tij akuzoi zotin Zelenskiy për një përpjekje të pamatur për të heshtur opozitën politike.

Lexo edhe:

Forca të armatosura në parlamentin ukrainas/ Ish-Presidenti: Putin, një Hitler i kohëve tona

Administrata e zotit Zelenskiy thotë se prokurorët dhe gjyqësori janë të pavarur dhe akuzoi zotin Poroshenko se mendon se është mbi ligjin.

“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Poroshenkon, por për t’u bashkuar dhe mbrojtur Ukrainën”, i tha zoti Poroshenko turmës së mbështetësve të tij.

Në një konferencë për shtyp, Tetiana Sapyan, zëdhënëse e Byrosë Shtetërore të Hetimeve (DBR), tha se zotit Poroshenko i ishte dorëzuar një thirrje për t’u paraqitur në gjykatë më vonë gjatë ditës së hënë.

“Petro Poroshenko ka refuzuar të marrë dokumentet procedurale, ka shpërfillur kërkesat ligjore të hetuesit dhe në të njëjtën kohë, personat që kanë qenë me të, kanë bërë rezistencë fizike, e cila është regjistruar me pamje filmike”.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë dhënë alarmin për dhjetëra mijëra trupa ruse të grumbulluara pranë kufijve të saj. Në një kohë kur përpjekjet diplomatike dështuan së fundmi të shënojnë përparim, Shtetet e Bashkuara thanë të premten se Rusia po fabrikon një pretekst për sulm, diçka që Kremlini e ka hedhur poshtë si “të pabazë”./VOA/

Etiketa: Petro Poroshenko

Lajme të lidhura

BOTA

Forca të armatosura në parlamentin ukrainas/ Ish-Presidenti: Putin, një Hitler i kohëve tona

09:29 : 24/02/2022
Para

Plagosën rëndë bashkëkombasin e tyre, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com