• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Luftë” në Elbasan/ Plumb në gjoks kalimtares, dëshmitë: Bëri dy hapa dhe ra…

09:56 : 24/01/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Përplasja me armë ndërmjet dy të rinjve në qytetin e Elbasanit për pak përfundoi tragjikisht për një grua kalimtare, e cila mbeti e plagosur rëndë.

Ajo mori një plumb në kraharor, teksa krejt rastësisht po kalonte në vendin ku ndodhi sherri mes dy të rinjve nga Elbasani. Sipas Policisë, 68­ vjeçarja me inicialet D.D., banonte dy blloqe pallati më tej vendit të ngjarjes, në lagjen “5 Maji”.

Ngjarja

Gruaja kishte qenë për vizitë te një e afërme e saj dhe rreth orës 14:30 po kthehej për në banesën e saj. Ajo ka qenë vetëm duke kaluar, por krejt papritur dy të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëritjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar. Por një plumb ka qëlluar 68­vjeçaren, e cila ka rënë në tokë pa ndjenja. Ndërsa personat që u përfshinë në konflikt ia kanë mbathur në drejtime të ndryshme, duke humbur gjurmë. Ngjarja ka shkaktuar panik, pasi ka ndodhur në një zonë që ka shumë lëvizje dhe në mes të ditës. Kalimtarë të rastit e kanë dërguar të plagosurën menjëherë në spital. Burime nga spitali bënë të ditur se plaga në gjoksin e 68­vjeçares është shkaktuar nga një plumb, i cili ka dalë më pas, duke i shkaktuar asaj vetëm një plagë, por jo rrezik për jetën.

Dëshmitë

Lexo edhe:

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

Banorët e një pallati në lagjen ku ndodhi ngjarja janë tronditur nga krismat dhe më pas janë përballur me gruan e plagosur, raporton “Panorama”.

“Dëgjuam dy të shtëna. Ishin dy të rinj në konflikt, ndërsa gruaja që u plagos ishte veçse një kalimtare e rastësishme. E pamë teksa bëri pak hapa më tej dhe ra përtokë. Ndërsa dy të rinjtë u larguan menjëherë. Disa kalimtarë e morën gruan dhe e çuan në spital”, u shpreh një banore, e cila ka qenë në një distancë të afërt nga vendi ku ndodhi dje përplasja me armë.

Mjekët konfirmuan se gjendja e gruas ka qenë pa rrezik, por në orët e mbrëmjes ata kanë vendosur ta transportojnë për në Tiranë, për një trajtim më të specializuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi gëzhojat e armës, të cilat do t’i kalojnë laboratorit përkatës për ekzaminimet e mëtejshme. Pritet që të merret edhe deklarata e të plagosurës, e cila mund të japë detaje që i shërbejnë hetimit dhe identifikimit të autorëve.

Burime nga Policia bënë të ditur mbrëmë se e kanë identifikuar njërin prej autorëve, por për efekt hetimi nuk jepet emri i tij. Burimet nuk bëjnë të ditur nëse personat e përfshirë në konflikt janë me precedentë dhe të përfshirë në krime të tjera të mëparshme në këtë qytet.

Pritet që ngjarja të zbardhet pas arrestimit të tyre. Pas ngjarjes, blutë kanë vënë disa postblloqe në qytet dhe hyrje­daljet e saj, por deri mbrëmë vonë nuk kishte të arrestuar. Ndërkaq, në pyetje janë marrë edhe disa banorë që kanë parë ngjarjen nga larg. Ata kanë dhënë përshkrimet përkatëse sa u përket autorëve, ndërsa janë duke u vlerësuar edhe disa kamera të subjekteve rreth vendit të ngjarjes, të cilat mund të kenë kapur momentin e përplasjes me armë.

Pritet edhe përfundimi i të dhënave të laboratorit të kriminalistikës nga ku do të konfirmohet nëse me armët me të cilat u qëllua dje janë kryer krime të mëparshme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

19:11 : 14/05/2025
RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025
SPORT

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025
SHOW BIZ

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025
BOTA

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025
Para

Tatimet fillojnë “hetimin” për shërbimet mjekësore; ja infot e detajuara që u kërkojnë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Mori vetëm një mandat në Tiranë, reagon Adriatik Lapaj

19:11 : 14/05/2025

Presidenti i Këshillit Evropian zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë! Takohet me presidenten, Vjosa Osmani

19:08 : 14/05/2025

Anuela mbulon me para gruan e drejtorit të Tërmet Peçit, i jep tenderin 7 miliardë lekë për shkollën e re

19:07 : 14/05/2025

Vllaznia e vajzave drejt një tjetër titulli kampion, i bashkohet Partizanit në finale

19:01 : 14/05/2025

(Ekskluzive) Zbulohet arsyeja e largimit të Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga Ferma VIP

18:55 : 14/05/2025

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025

Berisha ndan videon: Votat që ishin të pavlefshme, i numërojnë si të vlefshme për PS-në

18:43 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com