• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vaksinë me spërkatje në hundë/ Nis puna në 9 laboratorë

09:28 : 15/01/2022
në BOTA, SHENDETI

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.

Krahas faktit që nuk shkaktojnë shqetësimin e gjilpërës në krah, këto vaksina mund të jenë edhe më të efektshme se injeksioni pasi mund ta ndalin koronavirusin që në momentet kur fillon të hyjë në trup.

Dhe duke ia ndaluar virusit që të shumohet në hundë dhe në grykë, vaksinat nazale mund të jenë më të efektshme edhe për të parandaluar përhapjen nga një person tek tjetri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për variantin Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi.

Shumica e këtyre vaksinave janë në fazën e hershme apo të mesme të testimit dhe nuk është e qartë se kur do të jenë të disponueshme. Njëra prej vaksinave është përjashtuar tashmë nga procesi i testimit.

“Jam optimist se do të ketë një kontribut nga ky lloj vaksine kundër pandemisë, në veçanti në fazën përmbyllëse të saj”, tha Michael Diamon, profesor i imunologjisë në Universitetin Washington në St. Louis.

Lexo edhe:

No Content Available

Pika e dobët

Ndërsa vaksinat aktuale kundër COVID-19 kanë arritur shumë mirë të përgatisin pjesën më të madhe të sistemit tonë imunitar, ato kanë një pikë të dobët kryesore: hunda, gryka dhe membranat e mukozës, ku trupi bie në kontakt me botën e jashtme.

Membranat e mukozës kanë antitrupa të ndryshëm nga antitrupat që qarkullojnë në gjak. Vaksinat nëpërmjet injeksionit në krah arrijnë vetëm tek gjaku. Ato nuk bëjnë shumë për të stimuluar prodhimin e antitrupave në mukozë.

“Duke qenë se i mësuam sistemit tonë imunitar se si ta identifikojë virusin tek muskujt, sistemi ynë imunitar nuk është i përgatitur për të krijuar mbrojtjen tek mukoza”, thotë Ben tenOever, profesor i imunologjisë në Universitetin e Nju Jorkut.

Vaksinat e spërkatura në hundë synojnë ta luftojnë virusin që në pikën e parë të kontaktit.

“Gjendesh i përgatitur për këtë pasi ke imunitetin e duhur, në vendin ku duhet më shumë”, thotë zoti Diamond.

Zoti Diamond dhe kolegët e tij prodhuan një vaksinë nazale për COVID-19 dhe ia dhanë liçencën kompanisë farmaceutike indiane Bharat Biotech. Kompania do të fillojë fazën finale të testimin klinik në masë të gjerë, që është i nevojshëm për të marrë miratimin e agjensive rregullatore.

Fakti që vaksinat e injektuara nuk prodhojnë shumë imunitet në mukozë mund të shpjegojë përse ka ndodhur infektimi me variantin Omikron i të vaksinuarve, megjithëse jo me pasoja serioze.

“Kemi shumë pak imunitet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, dhe prandaj njerëzit që infektohen kanë shpeshherë simptoma të rrugëve të sipërme të sistemit të frymëmarrjes”, përfshirë kollë, ashpërsim të grykës, rrjedhje hundësh apo bllokim, thotë zoti Diamond.

“Por, shumica e njerëzve nuk sëmuren rëndë pasi kanë këtë nivel mbrojtjeje të sistemit”.

Ndalimi i përhapjes

Për sa kohë që hundët dhe gryka mbartin virusin, ne mund ta përhapim atë lehtësisht, megjithëse mund të mos e dimë se jemi të infektuar. Ky është një problem i madh me COVID-19. Një vaksinë efikase në rrugë nazale mund të ndihmojë për ta zgjidhur këtë problem, thotë Ursula Buchholz, drejtuese e seksionit për viruset RNA në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID).

“Edhe individët që nuk kanë simptoma nuk do të rrezikoheshin nga mbartja e virusit” nëse mbrojtja do të ishte e mjaftueshme, thotë ajo.

Zonja Buchholz dhe kolegët e saj po prodhojnë një vaksinë nazale për fëmijët. Në testimet tek kafshët, ajo pati rezultate edhe më të mira se vaksina në parandalimin e virusit. Ajo është duke kaluar tashmë testet klinike të fazës së hershme. Zonja Buchholz nuk dëshiron të spekullojë se sa shpejt do të jetë gati ky lloj vaksine.

Një tjetër vaksinë nazale ka dështuar tashmë. Gjatë një testimi të fazës së hershme, vaksina e kompanisë farmaceutike Altimmune gjeneroi një reagim imunitar më të ulët se vaksinat nëpërmjet injeksionit që janë të disponueshme në treg. Kompania e anulloi testimin në qershor.

Disa i shohin vaksinat nazale si një mënyrë premtuese për të administruar dozat përforcuese.

Kjo pasi gjysma e popullsisë së botës është tashmë e vaksinuar, por ka nevojë për doza shtesë për t’u përballur me variantet që shfaqen.

Gjithashtu, është më e vështirë në këtë pikë ku ka arritur pandemia që të gjenden persona që nuk janë vaksinuar ende, apo që nuk janë infektuar ende, dhe që dëshirojnë të ndihmojnë për të testuar një vaksinë të re.

“Ata që dëshirojnë vaksinimin, tashmë janë ndoshta të vaksinuar”, thotë zoti Diamond. “Ata që nuk i dëshirojnë, nuk do të bëhen pjesë e testimit. Pra, përballemi me këtë lloj enigme”.

/VOA/

Etiketa: Vaksinë me spërkatje në hundë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

REL: Shqipëria me rekord të infektimeve, masat e janë të zbehta

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com