• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e trefishtë/ Dalin detaje të reja, autori i vrasjes nuk tregon shokët që e ndihmuan

19:45 : 23/01/2017
në AKTUALITET

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e njërit prej personave më të kërkuar në vend, 26-vjeçarit Delin Hajdaraj.

Ai është marrë në pyetje disa herë me qëllim zbulimin e personave që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve në arrati, të cilët pas identifikimit do të arrestohen. Sipas burimeve, i riu nuk ka pranuar të identifikojë asnjërin prej ndihmësve të tij, raporton “Panorama”.

Por, pas sekuestrimit të telefonit dhe hetimit që do t’i bëhen komunikimeve të tij në rrjetet sociale, pritet që bashkëpunëtorët e tij të mund të identifikohen. Deri në atë moment, policia i druhet faktit se ata do të mund të kenë kohë të mjaftueshme për t’u larguar jashtë vendit.

Për grupin e hetimit është e habitshme që asnjëri prej miqve dhe të afërme që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së tij, nuk e ka tradhtuar për ta denoncuar. Ky veprim do t’i siguronte atij veç anonimitetit, edhe shpërblimin e publikuar nga policia prej 10 mijë dollarësh.

Por, pavarësisht kësaj, Hajdaraj ka mundur të jetojë në arrati për rreth katër vite dhe asnjëri prej bashkëpunëtorëve të tij nuk e telefonuan policinë. Që prej vrasjes së trefishtë, ku mbetën të vdekur tre plazhistët, Sokol Isufaj, Serdi Bajlozi dhe Diana Ademi, 26- vjeçari ka jetuar në qytetin e Vlorës.

Ai ndërronte herë pas here banesat, për të mos rënë gjatë në sy në të njëjtën lagje. Që prej muajit gusht të 2016- s, Hajdaraj kishte marrë me qira tri banesa, për të cilat ai ka deponuar se ia paguante i vëllai që jeton në Bruksel dhe e dashura spanjolle. Rezulton se i kërkuari, nuk ekspozohej vetë as nëpër dyqane. Këtë e konfirmojnë edhe pronarët e subjekteve përreth pallatit ku ka jetuar i riu.

Lexo edhe:

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

Sipas tyre, pas arrestimit dhe ekspozimit të fotove të të arrestuarit në media, ata janë habitur për faktin se nuk e kishin parë asnjëherë të blinte tek ata. Edhe pronari i një lokali afër pallatit mohon që i kërkuari të jetë futur ndonjë herë për kafe. Konflikti në të cilin u përfshi 26-vjeçari ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar motrat e Leo Osmenit (arrestuar dhe dënuar me 35 vite burg për ngjarjen). Motrat Osmeni kanë njoftuar vëllain e tyre duke i kërkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem.

Leo Osmeni, me automjetin e tij tip “Fuoristradë”, me targë V 7863 WDE, ka shkuar drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kushëririn e largët), Delin Hajdaraj.

Osmeni është konfliktuar fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me kaçavidë. Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatik, model 56, dhe ka qëlluar në ajër, si dhe në drejtim të personave të tjerë të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetën të vrarë tre plazhistë, që nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin. /Panorama/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
BOTA

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025
Para

Fshehu në çorape 30 doza drogë, dy vjet burg për trafikantin shqiptar të kakoinës (EMRI)

TË GJITHA

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com