• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet dosja e plotë/ Si rrodhën të dhënat e pagave të shqiptareve, u shitën për 200 – 300 mijë lekë lista

12:23 : 07/01/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Të dhënat e pagave që rrodhën muajin e kaluar në aplikacionin e komunikimit “whatsapp” janë marrë nga “Sistemi Cats” i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë dhe më pas janë shitur për shuma nga 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra. Ky është konkluzioni i prokurorisë së Tiranës, që po heton çështjen.

Katër persona janë arrestuar lidhur me rrjedhjen e të dhënave të pagave. Personat e vënë në pranga nga policia me urdhër të prokurorisë janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Të arrestuarit

Eni Qirjako është arrestuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim. E punësuar si specialiste IT te Drejtoria qendrore e Tatimeve, ajo akuzohet se ka nxjerrë të dhënat nga sistemi dhe ja ka dërguar me “we transfer” kolegut të saj Andi Agaraj.

Ky i fundit, edhe ai specialist IT te Tatimet, akuzohet se të dhënat ja ka shitur Klodian Sotas. Ndaj Andi Agarajt rëndojnë akuzat për veprat penale shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojë funksione publike.

Lexo edhe:

I arrestuari me kokainë, rrogën e merrte te Kacidhja, “punën” e bënte te Qato i IMT

Publikimi i listës së pagave, Prokuroria mbyll hetimet

Klodian Sota është vënë në pranga për korrupsion aktiv të personave që ushtrojë funksione publike. Sipas hetimeve, ai ka blerë nga Andi Agaraj të dhëna, në kohë të ndryshme, në këmbim të shumave prej 200 mijë lekësh të vjetra. Referuar vetë listave të shpërndara në “whatsapp”, Klodian Sota rezulton i punësuar si përmbarues.

I arrestuari i katërt është Endri Ikonomi, i vënë në pranga për veprën penale korrupsioni pasiv në sektorin privat. Sipas listave të pagave të rrjedhura në aplikacionin e komunikimit, ai rezulton i punësuar si administrator në një kompani private. Referuar hetimeve, ai ka blerë të dhëna nga Klodian Sota, në disa raste, për shuma nga 200-300 mijë lekë për çdo listë.

Faksimile e dosjes hetimore

Hetimet

Referuar dosjes së akuzës dorëzuar në Gjykatë: Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë në datë 22.12.2021, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.9428 dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar element të veprës penale te “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar në nenin 293/b, 293/c dhe 248 të K. Penal.

Objekti i hetimit lidhet me faktin se ne rrjetet sociale ne date 22.12.2021, e konkretisht nëpërmjet aplikacionit “whatsapp” është publikuar një raport ne programin “Exel”, lidhur me liste pagesat e muajit Janar te vitit 2021, te pagave të punonjësve të punësuar në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “whatsapp” dhe pastaj janë publikuar dhe në media. Këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.

Me urdhrin e datës 23.12.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka urdhëruar mbajtësin (administratorin) ose kontrolluesin, e të dhënave kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021. Urdhër i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore me proces verbal të datës 23.12.2021.

Nga aktet hetimore paraprake te administruara ka rezultuar se shtetësia e dyshuara Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 Korrik 2020, në pozicionin e specialiste IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në date 22.12.2021. Pasi është njohur me këto të dhëna, ka konstatuar se ora dhe data e krijimit te file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me ketë fakt siç rezulton edhe nga aktet, e dyshuara ka njoftuar eprorin e saje, drejtorin Ervin Muca, të cilit i ka bërë të qarte faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dëna mr emirin “Moza Seraj”, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetësia Eni Qirjako është kërkuar ndryshimi i userit me emrin “Moza Seraj” dhe nuk është bërë.

Gjithashtu nga aktet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 23.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale hard diskun e kompjuterik të specialistes së IT Eni Qirjako në zyrën e saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Me vendimin e datës 24.12.2021, është vendosur sekuestrimi i provës materiale e konkretisht, hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj. Me procesverval të datës 24.122021, nga policia gjyqësore është bërë sekuestrimi i provës materiale e konkretisht hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj.

Nga aktet hetimor e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së E-mailit të punës së specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuar dhe të publikuara objekt hetimit, janë dërguar nga E-maili i saj i punës, në E-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:

Në datë 21.10.2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25.01.2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24.02.2021 listë pagesat e Janarit 2021. Më datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar me programin “we transfer”.

Shitja e të dhënave

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushton detyrën e specialistit IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Ttaimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota. Shtetasit Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20.000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi ka konstatuar se këto të dhëna pasi shtetësia Eni Qirjako, ia kalonte me email në programin we transfer, i ka shkarkuat në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD dhe ja ka dorëzuar në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasin Klodian Sota një hard disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerrja nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjësi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblimi prej 20 deri në 30 mijë lekë.

/BoldNews.al/

Etiketa: lista e pagave

Lajme të lidhura

Në foto: (Nga e majta në të djathtë) Kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, Mariglen Qato dhe Drejtori i Ujësjellësit, Elton Kacidhja
AKTUALITET

I arrestuari me kokainë, rrogën e merrte te Kacidhja, “punën” e bënte te Qato i IMT

23:07 : 26/09/2022
AKTUALITET

Publikimi i listës së pagave, Prokuroria mbyll hetimet

15:23 : 27/05/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Lista e pagave/ Arjon Muça: Më kanë hequr një zero

08:06 : 21/01/2022
AKTUALITET

Skandali, “Lista e Pagave” lidhen me “Patronazhistët” (Detajet)

12:42 : 24/12/2021
Para

Forcat Speciale amerikane me shtab në Shqipëri: E përshëndes vendimin, por Rama i papërgjegjshëm

TË GJITHA

Mbylli sezonin si protagonist në mbrëmjen e titullit, Sherri: Jetova ëndrrën e fëmijërisë time

17:03 : 24/05/2025

U largua në janar nga Partizani, sulmuesi gjen golin e parë me skuadrën e re (Video)

16:47 : 24/05/2025

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopështi në Gramsh

16:38 : 24/05/2025

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

16:30 : 24/05/2025

Universitetet në Hong Kong hapin dyert për studentët e huaj të Harvardit

16:21 : 24/05/2025

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe gjithë ekosistemin

16:21 : 24/05/2025

Daku shënon golin e tretë radhazi në kampionat, shihni realizimin e sulmuesit (Video)

16:09 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com