• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luan Daci: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument zyrtar, do ti drejtohem Gjykatës së Lartë

12:48 : 04/01/2022
në AKTUALITET

Lexo edhe:

No Content Available

Luan Daci, gjyqtari i shkarkuar nga detyra, pasi u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve, ka reaguar për vendimin e GJKKO.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se dënimi i tij është i pabazuar në ligj dhe fakt penal. Ai mohon akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe e cilëson shpikje juridike të SPAK dhe gjykatës së Posaçme Penale.

Sipas Dacit, prokurorët dhe gjyqtarët kanë shkelur hapur ligjin për rastin e tij.

“Dënimi im penal pa ligj – pa fakt penal, pa vepër të parashikuar e përcaktuar në legjislacionin penal shqiptar, si vepër penale. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument zyrtar apo formular zyrtar të paraqitur përpara Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Shqipërisë. I gjithë dokumentacioni i paraqitur dhe dorëzuar prej meje ka qenë dhe është i rregullt, zyrtar dhe i vlefshëm e i pakontestuar nga këto organe, si dhe nga 6 komisione të procedurës. Nuk kam falsifikuar asnjë formular dhe asnjë dokument të cilitdo lloji. Gjithçka që kërkonte ky dokument i dyanshëm, i firmosur prej meje dhe prej Avokatit të Popullit, është paraqitur në mënyrë korrekte nga ana ime, pa korrigjuar, pa fshirë, pa gërvishtur asnjë të dhënë mbi to. Pra, nuk kam falsifikuar asnjë dokument, asnjë formular, jam absolutisht i pafajshëm. Jam dënuar pa fakt penal e në shkelje të Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale. Jam dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektual”, që nuk ekziston fare në legjislacionin penal shqiptar! Pikërisht, kjo shpikje juridike, kjo normë e krijuar, si nga Prokuroria e SPAK, ashtu edhe nga Gjykatat Penale të Posaçme, është shkaku i parë, fenomeni i parë juridik, për të cilin unë kam thirrur këtë konferencë dhe dëshiroj të informoj opinionin qytetar, mediat dhe opinionin ligjbërës shqiptar, se në vendimin penal ndaj meje, prokurorët dhe disa gjyqtarë të kësaj çështjeje (gjyqtarja e GJKKO-së së Shkallës së Parë, dy gjyqtare të GJKKO-së së Apelit dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së lartë, në shkelje të hapur të Ligjit Themelor të shtetit shqiptar, që është Kushtetuta, sipas Nenit 145/1 të saj, jo vetëm nuk i janë nënshtruar ligjit dhe Kushtetutës, siç urdhëron për ta kjo normë kushtetuese, por kanë shpikur normë ligjore, duke marrë kështu atributet e organit më të lartë të pushtetit shtetëror, që është Kuvendi i Shqipërisë! Me arbitraritet, shkelje e mosrespektim të Nenit nr. 1, 2, 3 të Kodit Penal, organet e gjyqësorit, për të më dënuar mua, kanë krijuar ligj të paparashikuar në legjislacionin penal shqiptar, duke shpikur normën e të ashtuquajturit “falsifikim intelektual”. Kjo e bën këtë proces haptazi të kundërligjshëm”, u shpreh.

Daci theksoi gjithashtu se do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, si edhe do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për shkarkimin e tij:

“Më kanë bërë puç të mirëfilltë. Jam dënuar pa ligj dhe shkarkuar pa ligj. Do të kërkoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, si edhe do t’i drejtohem Gjykatës së Lartë”.

Etiketa: luan doci

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zbulohet një tjetër variant i koronavirusit, ka 46 mutacione dhe është më rezistent ndaj vaksinave

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com