Aprovohet dhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, Plan buxheti 2022- 2024, i cili përmban amendamentin Nannicini.
Ky amendament përcakton një fond “ad hoc” për arritjen e një marrëveshje dypalëshe mbi sigurimet shoqërore në Shqipëri e garantimin e së drejtës së pensionit për punonjësit qe kanë derdhur kontributet shoqërore në dy vende, pra njohjen reciproke të viteve të punës.
Plan buxheti u aprovua me 414 vota pro, 47 kundër dhe 1 abstenim. Pak ditë në parë u aprovua në Dhomën e Senatit.