• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Duka përfshihet në debatin Broja-Reja: Nuk është ende lojtar i madh, kritikat të korrigjohen…

21:03 : 27/12/2021
në SPORT

Lexo edhe:

Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë intervistën e zakonshme të fundvitit duke bërë bilancin e plotë të aktiviteteve futbollistike në vend dhe atyre ndërkombëtare.

Nga kombëtarja, te polemikat Broja-Reja apo edhe futbolli vendas, Duka ka folur për gjithçka që ka ndodhur këtë vit dhe atë që pret për vitin 2022.

Duka: Vështirësia e krijuar nga pandemia, ndikoi jo pak në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në sport, pasi dihet që edhe aty protagonistë janë njerëzit, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga këto problematika dhe nuk arrijnë objektivat maksimalë që i kanë vënë vetes. Unë konstatoj me kënaqësi që futbolli shqiptar ka bërë disa hapa përpara në nivelin ndërkombëtar, duke dhuruar gara emocionale dhe cilësi, madje edhe rezultate historike apo rekorde. Nëse nuk do të ishin vështirësitë, jam i sigurt që do të arrinim më shumë, ndonëse e mbyllëm edicionin të tretët dhe morëm 18 pikë, si asnjëherë tjetër. Gjithsesi edicioni ka qenë i bukur dhe na ka mbajtur me emocion thuajse deri në fund, pasi ëndërruam kualifikimin për në Botëror.

Ne kundër Hungarisë shënuam për herë të parë dhe morëm fitore për herë të parë ndaj tyre, pasi nuk kishim arritur asnjëherë rezultat pozitiv. I kemi parë si kundërshtarë shumë të fortë, që te Anglia, që jo vetëm për emrin, por edhe për faktin që aktualisht ka përfaqësuesen më të mirë në 20-30 viteve të fundit. Një lloj pengu për mua dhe gjithë skuadrën, është ajo ndeshje ndaj Polonisë në Tiranë, pasi kishim tre dëmtime dhe humbëm edhe tre futbollistë për shkak të koronavirusit, duke e komplikuar gjithçka. Për këtë arsye them që mund të kishim bërë shumë më mirë në këtë edicion, nëse nuk do ishim në kohë pandemie. Bëmë mirë edhe në Poloni, por nuk ia dolëm, megjithatë duhet konsideruar edicion shumë i mirë.

Rinovimi është një proces që vjen në mënyrë të natyrshme, pasi nuk është se bëmë një revolucion. Ne kemi bërë një gërshetim mjaft të mirë të futbollistëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Një shans të mirë na e dha edhe Liga e Kombeve, ku u përfaqësuam kryesisht me emra të rinj dhe për fat të mirë dolëm edhe të parët në grup, por edhe përgatitëm disa futbollistë. Lojtarët tanë janë aktivizuar me skuadra të rëndësishme dhe kanë luajtur rregullisht, por ndoshta defekti i vetëm ka qenë që i ka penguar shpesh koronavirusi. Një nga futbollistët më me kualitet që ne kemi, Nedim Bajrami kaloi koronavirusin në ndeshjet ndaj Polonisë dhe Hungarisë në shtator dhe do të ishim shumë më mirë, nëse atëherë do të kishte të njëjtën formë si tani. Nëse nuk do kishim këto probleme, si lojtarët e prekur nga koronavirusi, apo dëmtimi i Gjimshitit, jam i sigurt që do të ishim duke diskutuar Play Off-in në mars kundër Rusisë.

Kemi lojtarë premtues, si Broja e Kumbulla, por edhe të tjerë, pasi për mendimin tim ka edhe disa futbollistë te U21-shi, që janë gati të debutojnë me ekipin e parë. Ka shumë futbollistë si Kumbulla te Roma, apo Broja te kampionati anglez, ku jo vetëm që po luan, por edhe po lë shenja, me gola të shënuar e paraqitje mjaft të mira. Kemi edhe shumë lojtarë të tjerë, që mendoj se janë gati të afrohen në ekipin e parë dhe të luajnë aty. Emra si Asllani, që ka qenë titullar i Shpresave, apo Mihaj, që ka qenë edhe më herët, mendoj se janë gati të japin kontributin e tyre në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Debati Broja-Reja? Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë. Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë. Ndihma që duhet t’i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t’i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq. Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika./ panoramasport/

Etiketa: brojaDukaReja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

21:06 : 14/10/2025
SPORT

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

17:44 : 14/09/2025
SPORT

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

17:02 : 11/08/2025
SPORT

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025
SPORT

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
Para

I riu tenton të vrasë babain me sëpatë, më pas qëllon policët me gurë (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com