Big Mama tregoi në “Big Brother VIP” një histori mjaft të veçantë me një mik të vogël, me të cilën është shumë e lidhur. Big Mama tregoi se që kur e ka njohur nuk ka ditë që të mos ketë komunikuar me të. Djaloshi i vogël quhet Andi dhe ka sindromën Down.
“Unë me Andin jam lidh tepër. Përqafimi i tij, dashuria e tij. Nuk e kam gjetur te askush. Unë i dua fëmijët shumë! Andi është aq i veçantë, ka aq emocion! Arbana e them shumë sinqerisht, para gjithë shqiptarisë, unë i lutem Zotit dhe ëndërroj ta kem një fëmijë si Andi”- tha Big Mama.
Prindërit e Andit i bën surprizë një letër Big Mamës.
“Mirëmbrëma Besiana ose Big Mama, siç të njeh gjithë Shqipëria. Ishte bekim nga Zoti dita kur ti njohe birin tonë Andin. Natyra jote humane, optimiste, gazmore dhe shumë sociale ishte një rehabilitim për Andin. Andi është një fëmijë mjaft energjik, komunikativ dhe i dashur, por do shumë që t’i dedikohesh atij. Përkushtimi yt pa kushte është gati hyjnor. Më beso nga dita që ti hyre në jetën e Andit përditshmëria e tij ndryshoi tërësisht. Ti je engjëlli mbrojtës i djalit tonë, dashuri pa kushte, je muza e Andit…”- shkruante ndër të tjera letra.
Andi gjithashtu i dërgoi një video mesazh duke i thënë se e do shumë.
“Unë e kam fituar Big Brother-in tim me Andin. E dua shumë. Më mungon. E mendoj gjatë gjithë kohës. Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë asnjëherë. Nëse kalonin dy ditë pa u takuar, komunikojmë me video call”, rrëfen Big Mama.
Ajo falenderon dhe nënën e Andit, për besimin që i ka dhënë: “Kanë besim shumë të unë. Ai fle te unë, rri tek unë. Mund të rri me të pa fund”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram