• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncim i pazakontë i 10-vjeçares në Tiranë: Babi më qëllon me shpullë kur rri shumë para kompjuterit!

09:28 : 19/12/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

“Jam në klasën e pestë, kam ardhur bashkë me mësuesen që të denoncoj babain tim, i cili nuk më lë të luaj në kompjuter”.

Kështu e nisi rrëfimin në komisariatin numër 5 të Policisë në Tiranë, një e mitur 10 vjeçe, që pretendon se është dhunuar nga të rriturit e familjes.

Por dhuna që fëmija denoncon, është e një natyre krejt tjetër dhe lidhet me mohimin e të atit që vajza të luajë. Burimet e Gazetasi.al, treguan se e mitura ndjek shkollën në Kamëz dhe siç shprehet, familja e saj përbëhet nga katër anëtarë.

“Mami punon pastruese edhe babi punon. Mami është në shkollë. Një fondacion na solli dhuratë një ‘lap top’ gjatë pandemisë dhe e përdorim të dyja me motrën”, – shprehet fëmija që i ka kërkuar mësueses kujdestare ta shoqëronte në polici, pasi do t’u thoshte atyre diçka shumë të rëndësishme. Fëmija me inicialet N.N., vazhdon në denoncim, duke këmbëngulur se u dhunua, pasi kompjuterin e posedonte më së shumti ajo.

“Duke qenë se qëndroj shumë para kompjuterit, babai ka ndryshuar, ka filluar të më bërtasë dhe kur nuk i jam bindur, në disa raste më ka gjuajtur me shpullë. Kërkesa e tij është: ‘Ulu mëso, ne po punojmë për ju’”.

Lexo edhe:

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

Fëmija pyetet sipas burimeve, se kur ka ndodhur kjo dhunë? Ajo përgjigjet: “Saktësisht nuk e mbaj mend, por babai më qorton, nuk më lë të luaj e të qëndroj në ‘Pc’ gjatë. Do që vetëm të mësoj. U tregova shoqeve të klasës që më shpjeguan se ato qëndronin gjatë në kompjuter dhe luanin, kuptova se kjo sjellje e babait ndaj meje është dhunë”, – këmbëngul fëmija. Vajza shprehet me komplimenta për anëtarët e tjerë të familjes.

“Mami dhe motra nuk bëjnë presion, më lejojnë të luaj sa herë të dua unë. Babai sa hyn në shtëpi kërkon të kuptojë a kam mësuar, është fiksuar me këtë fakt që unë nuk kam mësuar dhe qëllon me shpulla”.

Fëmija, sipas asaj që ka shkruar oficeri, që ka nisur procedimin dhe ka mbajtur shënim çdo deklaratë, përmend se disa herë e ëma ishte grindur me të atin, pasi të dy kishin pretendime për rezultatet dhe efektin negativ të internetit. Policia thote se menjëherë pas regjistrimit të kallëzimit, është thirrur babai i denoncuar.

“Nuk është e vërtetë, – këmbëngul i ati. – Unë i dua të dyja vajzat si dritën e syve të mi. Punojmë të dy si prindër e rropatemi që mos t’u mungojë asgjë”.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe e ëma. “Jam e habitur se si vajza jonë kërkon hetime për babain, ne i kritikojmë të dyja, pasi duam maksimalen, kemi merak për to dhe s’po kuptoj çfarë e ka shtyrë të voglën të vijë në polici”, – thotë e ëma.

Ndërsa babai shton: “Ndonëse jam invalid, jeta ime është mes spitaleve dhe punës së vështirë që bëj. Nuk dua që vajzat e mia të kenë jetë të vështirë si ne ndaj u kërkoj të studiojnë”.

Policia thotë se do ta referojë në gjendje të lirë babain që ka pranuar se ka ushtruar dhunë verbale, por jo fizike.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

10:52 : 06/08/2025
RAJONI

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë Hercegovinës i heq mandatin Milorad Dodikut

10:49 : 06/08/2025
AKTUALITET

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025
BOTA

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025
Para
Foto: Instagram

Do të festonin përvjetorin e parë të martesës, partneri i Hueyda El Saied prek me mesazhin

TË GJITHA

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025

Rrjet prostitucioni në Durrës, në pranga dy kineze dhe një shqiptar

11:04 : 06/08/2025

VIDEO/ Dhunohen brutalisht Genard Hajdini dhe babai i tij

10:52 : 06/08/2025

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë Hercegovinës i heq mandatin Milorad Dodikut

10:49 : 06/08/2025

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

10:25 : 06/08/2025

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com