Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur gazetares Besarta Demushi, e cila është dhunuar fizikisht nga dy shtetas në një ditë pune të zakonshme. Ajo së bashku me grupin e xhirimit nuk po bënte gjë tjetër veçse po raportonte për publikun.
Gazetarja do të trajtonte rastin e Fatbardha Marinës, e cila kishte bërë denoncim lidhur me dyqanin e saj në rrugën Hoxha Tahsim. Mirëpo, në momentin kur grupi i punës ka mbërritur në vendin në fjalë, Tahir Numani, ndërtuesi, dhe kunati i tij penguan dhe dhunuan gazetaren Besarta Demushi, e cila po kryente detyrën e saj.
Ndërkohë janë bërë publike pamjet, ku duket se nuk mungojnë aktet e dhunshme dhe fjalori i pisët kundrejt gazetares dhe grupit të xhirimit. Besarta Demushi ka treguar si ka ndodhur ngjarja duke thënë:
“Zonja që bëri denoncimin në fund të projektit kur të ndërtonte pallatin do të merrte dy apartamente, shtetasi Tahir Numani nuk lejon të marrë dyqanin. Zonja kërkoi ndihmën e televizionit Fax News, ne u drejtuam tek zonja. Kur u futëm tek objekti isha së bashku me objektin, kemi parë dy zotërinj që nuk i njihja, u prezantova pastaj më kanë shtyrë dhe më kanë tërhequr fizikisht për të më nxjerrë nga objekti, më thanë që ne jemi pronarët. Ata më ushtruan dhunë nga Tahir Numani dhe kunati i tij. Në një moment kunati i tij na mori dhe na mbylli brenda objektit dhe pastaj bëmë rezistencë duke bërë hapjen e objektit. Gjithçka ndodhi shumë shpejt edhe nga pamjet duket që gjuan me shkelma të dy zotërinjtë më kanë gjuajtur dhe tërhequr nga krahët edhe kur isha jashtë objektit. Dy agresorët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë”.
“Jam Fatbardha Marina, ish mësuese e dukimit fizik, erdha tek redaksia juaj sepse nuk kam asnjë mbështetje nga policia as prokuroria. Kam pasur shtëpi private ku kam jetuar prej 52 vitesh. Një ndërtus Tahir Lumani më kërkoi zhvillimin e pronës pas shumë përpjekjes iu binda duke rënë dakord për pjesën që më takonte në shtëpinë time. Nga viti 2017 nje bëmë një kontratë me këtë zotërinë ku përcaktuam pjesën takuese dhe ramë dakord. Më 14 maj ku zotëri më sjell lejen e ndërtimit nga bashkia. Unë kisha edhe shtëpinë edhe dyqanin, më ka bërë penalitet 100 mijë lekë në ditë nëse nuk firmos kontratën. Në shtator kthehem nga Amerika, ai më tha ske më projekt. Edhe kur bëra kërkesë në bashki ata ma dhanë planimetrinë dhe lejen e ndërtimit. I thashë hajde të bëjmë kontratën kurse ky më hodhi në gjyq duke më vendosur penalitet 100 mijë lekë në ditë, në një pikë të kontratës ishte që ky duhet ta prishte shtëpinë brenda 3 muajve”, tha denoncuesja.
Momenti i incidentit me dy pronarët:
“Ky apartamenti ka mbaruar dhe unë ju thashë ju si media eja shikoni problemin tim pa ujë pa drita rri në shtëpinë time pasi ai mi ka ndërprerë. Dera ishte hapur në dyqan kur vijnë ata dy zotërinj dilni
jashtë përse vini pa lejen tonë, më pas ata filluan duke na dhunuar. Kur erdhi pronari na juajtiu me shkelmë në bark pastaj na mbyllën të dyja brenda, u detyruam për të hapur derën, aty kishte edhe dëshmitarë të tjerë për të folur për ngjarjen. Ai as policisë nuk iu bind do vij me makinën time u thoshte, unë i kam kërkuar vetëm të zbatojë kontratën. Ky është një njeri i pabesë”, tregon Fatbardha Marina.
Policia ka vendosur te procedoje penalisht dy shtetasit T.N., 62 vjec, dhe A.Z., 50 vjec qe ushtruan dhune ndaj grupit te xhirimit.